Agjencia Zhurnal.mk.

Shqiptohen 172 sanksione për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 6 janar – Ministria e Punëve të Brendshme dje zbatoi kontroll aksionar të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me ç’rast sanksionoi 172 shoferë për tejkalim të shpejtësisë. Nga të sanksionuarit, shtatë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa dy me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

 

Gjithsej 70 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të populluar, ndërsa 103 jashtë vendit të populluar.

“Kontrollet e përforcuara aksionare vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, apelon MPB.

Related posts

Kapen rreth 400 mijë dollarë të falsifikuara dhe drogë, mes të arrestuarve edhe fëmijë

Z H

Në Lushnjë, vrasin kushëririn pas sherrit për tokat

D V

Iu gjetën mbi 10 gram kokainë në shtëpi, arrestohet i dyshuari në Prizren

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More