Agjencia Zhurnal.mk.

Shqiptarja ndërron jetë, vajza 4-vjeçare kujtonte se ishte në gjumë

Një grua shqiptare, 40-vjeçare, ka ndërruar jetë në gjumë në Itali. Ajo që e bën tragjike këtë rast të rëndë është vajza e të ndjerës. 4-vjeçarja ishte në shtëpi vetëm me nënën e saj. Por e vogla nuk e ka vënë re se çfarë ka ndodhur gjatë natës me mamanë e saj dhe ka qëndruar e qetë deri ditën tjetër në mesditë.

 

Gjithçka është zbuluar kur në shtëpinë e 40-vjeçares ka shkuar motra e saj. Kjo e fundit për shkak se e motra nuk i kishte hapur celularin ishte bërë merak. Nga ana tjetër, vajza 4-vjeçare kishte menduar se e ëma po flinte.

Kjo ngjarje e trishtë ka ndodhur disa ditë më parë në Vigevano të Pavias. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi urgjenca dhe policia. Por nuk mund të bëhej asgjë. Gruaja kishte ndërruar jetë para disa orësh. Autoritetet vlerësuan se shkaku i vdekjes ishte natyral dhe nuk u urdhërua një autopsi.

Ndërsa vajza e vogël është marrë nga tezja, e cila tashmë duhet t’i shpjegojë se fatkeqësisht e ëma nuk po i flinte gjumë, por kishte ndërruar jetë.

Related posts

Kreu i KPP, Myzyri mer pjesë në takimin e 13 të Nënkomitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri në Bruksel: BE vlerëson rezultatet e arritura nga KPP

D V

Shërbime të reja në Spitalin Memorial Fier/ Instalohet një pajisje e teknologjisë së lartë

D V

Zhduket 46-vjeçari shqiptar, makina u gjet e braktisur

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More