Agjencia Zhurnal.mk.

“Shqiptarët e bëjnë më së miri”/ Qeveria dominohet nga shqiptarët edhe pse kanë më pak deputetë

Shkup, 6 dhjetor – Me hyrjen e Alternativës në Qeveri, dukshëm do të rritet përbërja e Qeverisë me funksionarë dhe udhëheqës shqiptarë. Edhe pse në këtë shumicë parlamentare shumicën e deputetëve e ka LSDM si parti maqedonase, shumica qeveritare do të dominohet nga shqiptarët dhe partitë shqiptare. Madje edhe ato ministra të LSDM-së, disa nuk janë maqedonas, shkruan Zhurnal.

 

Kështu ministrat dhe zv.ministrat shqiptarë do t’i tejkalojnë ato maqedonas në këtë përbërje qeveritare.

Duke filluar nga Ministria e Mbrojtjes, ku ministre është Radmilla Shekerinska e LSDM-së ndërsa zv.ministër është Bashkim Hasani i BDI-së.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ministër është Oliver Spasovski i LSDM-së, ndërsa zv.ministër Nazim Bushi i BDI-së.

Në Ministrinë e Drejtësisë ministër kemi Bojan Mariçiq i LSDM-së ndërsa zv.ministër Agim Nuhiu i BDI-së.

Ministria e Punëve të JAshtme përbëhet nga dy shqiptarë dhe atë Bujar Osmani i BDI-së dhe Fatmire Isaki nga PDSH.

Ministër i Financave është Fatmir Besimi nga BDI ndërsa zv.ministër është Dimitar Kovaçevski nga LSDM.

Ministria e Shëndetësisë sipas marrëveshjes së re mes LSDM-së dhe Alternativës do t’i takojë kësaj të fundit. Kështu, Ministër i ri i Shëndetësisë me shumë gjasa do të emërohet Bekim Sali i Alternativës, ndërsa zv.ministër për momentin ende është Ilir Hasani i BDI-së.

Ministria e Transportit përbëhet nga Bllagoj Boçvarski i LSDM-së, ndërsa zv.ministër është Bekim RExhepi i BDI-së.

Ministër i Ekonomisë është Kreshnik Bekteshi i BDI-së ndërsa zv.ministër Zoran Manevski i NSDP-së (koalicion)

Ministër i Bujqësisë është Arjanit Hoxha ndërsa zv.ministër në këtë institucion pritet të jetë person nga radhët e Alternativës. Ministrinë e Bujqësisë pas tërheqjes së Besës nga Qeveria, tani sipas të gjitha gjasave do ta mer përsipër BDI-ja, në këmbim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike.

Ministër i Shoqërisë Informatike aktualisht është Jeton Shaqiri i BDI-së por edhe këtë resor do ta mer Alternativa. Zv.ministër është Aleksandar Bajdevski.

Ministër në Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale është Jagoda Shahpaska e LSDM-së ndërsa zv.ministër është Enver Huseyin nga Partia Demokratike e Turqve.

Ministër i Arsimit dhe Shkencës është Milla Carovska ndërsa zv.ministër deri tani ishte Arafat Shabani i Lëvizjes Besa. Edhe këtë pozitë pritet ta mer Alternativa që do të thotë se përsëri do të jetë shqiptar.

Ministria për Vetqeverisje Lokale udhëhiqet nga Goran Milevski nga PLD ndërsa zv.ministër është Zoran Dimitrovski nga Lidhja Demokratike.

Ministër i Kulturës është Irena Stefkoska e LSDM-së ndërsa zv.ministër është Sedat Sulejmani nga Lëvizja Besa. Edhe këtë pozitë, pritet ta mer Alternativa në vend të Besës.

Ministria për Ambient Jetësor udhëhiqet nga Naser Nuredini i BDI-së ndërsa zv.ministër është Hristina Oxhaklieska nga DOM.

Ministria për Sistem Politik udhëhiqet nga Artan Grubi – BDI, ndërsa zv.ministër është Ilhan Rahman nga THP (parti turke).

Sipas të gjitha këtyre statistikave që zbardhi Agjencia e lajmeve Zhurnal, i bie që shqiptarët dominojnë me poste udhëheqëse (ministra dhe zv.ministra). Kështu, shqiptarët udhëheqin me gjithsej 17 poste, maqedonasit me 12 ndërsa turqit me 2.

Kjo ndoshta ishte edhe paralajmërimi i ministrit Goran Milevski i cili si duket nuk po mund të pajtohet me realitetin dhe tha se do të shqyrtojnë edhe një herë marrëveshjen mes Zaevit dhe Gashit. Partia e tij PLD është pjesë e Qeverisë.//Zhurnal.mk

Related posts

E fundit: Antikorrupsioni e dorëzon në Gjyk. Kushtetuese ligjin për korridoret 8 dhe 10D

Z H

PP i ndjek ngjarjet lidhur me procesin zgjedhor, nesër do të ketë kujdestari shtesë

Redaksia

Arsovska në takim me kryetarët e kryeqyteteve të Ballkanit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More