Agjencia Zhurnal.mk.

Shqipëria, një ndër shtetet me diasporën më të madhe në botë

Afro 15% e popullsisë së Shqipërisë është larguar pas viteve ‘90 të shekullit kaluar deri më 2011, kur edhe i janë liberalizuar vizat me vendet e BE-së. Ky trend ka vazhduar edhe në vitet vijuese, duke arritur në shifrën e më shumë se 30 për qind të popullsisë që jeton jashtë vendit. Në vend të parë është Guyana me 36.4% të popullsisë e pasuar nga Bosnjë-Hercegovina me 34 për qind.

Një raport i OKB-së e rendit Shqipërinë me diasporën e tretë më të madhe në botë. Në vend të parë është Guyana me 36.4% të popullsisë e pasuar nga Bosnjë-Hercegovina në vend të dytë, ku si pasojë e luftërave të përgjakshme dhe pasojave të saj ndër vite, 34 për qind e popullsisë jeton jashtë vendit. Pas Shqipërisë me 30.7% të popullsisë që i jeton në diasporë, renditet Siria e përfshirë nga luftërat dhe konfliktet civile me 30 për qind. E pesta është Xhamajka me 28.6% dhe Moldavia me 28%.

“Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, shumë njerëz u larguan në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, për shembull, Evropa Perëndimore”, thotë raporti i OKB-së në lidhje me Shqipërinë.

Shumica e shqiptarëve jashtë kufijve janë vendosur në Itali, Greqi, Angli, Amerikë e shumë vende të tjera. Të rinj dhe familjarë thonë se niveli ekonomik i ulët dhe një mungesë perspektive për të ardhmen po i shtyn për të gjetur një zgjidhje përtej vendit ku janë lindur e rritur.

Rreth 15% e popullsisë së Shqipërisë është larguar pas viteve ‘90 të shekullit kaluar deri në vitin 2011, kur Shqipërisë i janë liberalizuar vizat me vendet e BE-së. Pas liberalizimit të vizave, përkatësisht nga viti 2011, deri më sot, 15% e popullsisë së Shqipërisë është larguar jashtë vendit duke arritur në shifrën e më shumë se 30-përqindëshit.

Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) në bazë të një ankete lidhur me emigrimin të kryer në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB) dhe që i referohet periudhës 2011-2019, flet për 360,699 shqiptarë të larguar jashtë Shqipërisë. Në këto shifra mungojnë vitet 2020 dhe 2021. Por, sipas shifrave të publikuara nga INSTAT për vitet 2020-2021, janë larguar edhe rreth 63 mijë shqiptarë duke arritur shifrën e 423 mijë individëve të larguar në 10 vjet ose 15% e popullsisë sipas regjistrimit të vitit 2011.

Nga rreth 360 mijë të larguar gjatë këtyre 10 vjetëve, 183 mijë janë larguar familjarisht dhe 177 mijë janë larguar pjesërisht, pra vetëm një ose disa anëtarë të familjes.

Në mbi 15% të familjeve ka pasur largime të plota ose të pjesshme. Pra, më shumë se gjysma e të larguarve ose 51% e totalit janë larguar familjarisht nga Shqipëria. Qarku i Shkodrës renditet në vend të parë, me 16.7% të popullsisë së larguar jashtë vendit gjatë periudhës 2011-2019. Ndiqet nga Durrësi me 14.1% dhe Tirana me 13.7%. Pra, në këtë renditje përfshihet kryeqyteti dhe qyteti i dytë më i madh në vend për numër popullsie dhe peshë në ekonomi, si dhe kryeqendra e veriut të Shqipërisë dhe një qytet me traditë e histori si Shkodra.

Lezha është në vend të fundit, me “vetëm” 7% të popullsisë së larguar jashtë në periudhën 2011-2019.

Shqipëria renditet e para edhe për aplikimet për azil në raport me popullsinë për 7- mujorin e parë të vitit 2022 në Bashkimin Evropian dhe për 6-mujorin e parë 2022 në Mbretërinë e Bashkuar. Përmasat e emigracionit të shqiptarëve janë aq të larta sa e kanë detyruar Shqipërinë të shënojë rekord botëror për këtë fenomen. Sipas shifrave që vijnë nga Eurostat, pas Shqipërisë, renditen shtete si Eritrea, Afganistani, Venezuela, Moldavia, Armenia, Tunizia dhe më pas janë Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë, duke lënë pas Gjeorgjinë me 3.9 aplikime për 1000 banorë, dhe Sirinë që ka 3.1 aplikime për një mijë banorë, nga të cilët 2.9 janë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Për të dy shtetet e para, Gjeorgjinë dhe Sirinë, arsyet kryesore të aplikimit për azil lidhen me luftën. Ndërsa në Shqipëri aplikimet për azil janë rritur ndjeshëm që pas pandemisë. Vetëm për aplikimet në Bashkimin Evropian, Shqipëria renditet e treta në raport me popullsinë, pas Gjeorgjisë dhe Sirisë.

Sot, Shqipëria ka popullsinë e tretë më të madhe në rajon, pas Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, ndërkohë që në 2100-n projektohet të jetë në vend të katërt, me Maqedoninë e Veriut në vend të tretë. Shqipëria bashkë me Kosovën përfaqësojnë rreth 26% të popullsisë së Ballkanit Perëndimor, ndërsa në 2100-n, kjo normë projektohet të zbresë pranë rreth 23.7%.

Sa i përket moshës mesatare të popullsisë, Shqipëria renditet në vend të dytë në rajon, pas Kosovës, si vendi me popullsinë më të re, ndërkohë që me këtë trend ikjeje, më 2100 do të jetë vendi më i plakur në rajon. Madje, sipas studimit të OKB-së, në vend të dytë si vendi me popullsinë më të plakur në rajon parashikohet të jetë Kosova në vitin 2100.

Related posts

Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova, burg për 6 të arrestuarit, polici lihet arrest shtëpie

Lea Muslija

Qeveria mbyll gjimnazin “Mehmet Akif” në Tiranë, nuk tregon shkakun

Xh M

Shoqëroi mamanë për 17 ditë te Onkologjiku, vajza tregon tmerret që pa te spitali

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More