Agjencia Zhurnal.mk.

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Rusia të tërhiqet nga kjo çmenduri e të ndalojë sulmin

Ambasadori i Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha ka folur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillin e Sigurimit të OKB-së për situatën në Ukrainë.

Hoxha ka thënë se Shqipëria dënon agresionin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Ne përsërisim të njëjtën thirrje për Rusinë që të ndalojë, të reflektojë, të ndryshojë vendimet e saj të paligjshme, të tërhiqet nga kjo çmenduri e pakuptimtë e të ndalojë sulmin”, ka shtuar Hoxha.

“Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin. Shqipëria i bënë thirrje OKB-së që të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, është shprehur ambasadori shqiptar.

“Të nderuar kolegë, nuk bëhet fjalë për shqetësimet e Rusisë; gjithçka ka të bëjë me oreksin e Rusisë. Ukrainasit po përballen me një agresion tjetër, vetëm sepse guxojnë të ekzistojnë, sepse kanë zgjedhur të jenë të pavarur, sepse kanë zgjedhur demokracinë. Maskat më në fund kanë rënë; Tanket janë futur”, ka theksuar Hoxha.

Related posts

Pamjet/ Moti i pazakontë përfshin vendin! Banorët heqin me lopata breshërin, dëmtohen të mbjellat

Xh M

Basha takohet me të rinjtë në Durrës: Kam platformën për PD e së ardhmes

Xh M

SPAK, pas ‘floririt të Metës’ mbyll dosjen e Berishës dhe Bodes që shitën HEC-et para largimit nga pushteti! Prokurori: S’ka korrupsion

Xh M