Agjencia Zhurnal.mk.

Shqipëria merr 30 mijë doza vaksine AstraZeneka dhuratë nga Letonia

30 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, janë dhuruar nga Letonia për Shqipërinë.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ku shprehen se vaksina cilësohet si çelësi për të mbrojtur popullatën.

Më tej me anë të një statusi në rrjetet sociale prezenca e BE në Shqipëri bën të ditur se do të ndihmojë vendin tonë në përballimin e luftës kundër pandemisë.

Postimi i Delegacionit të BE:

TeamEurope në veprim! #Shqipëria mori sot 30 mijë doza AstraZeneca të vaksinës anti-Covid19 – dhuratë nga Qeveria e Letonisë me transport të mundësuar nga #BE . Vaksinimi është çelësi për të mbrojtur popullatën dhe për të ndaluar përhapjen e virusit. BE do të vazhdojë ta ndihmojë Shqipërinë të mposhtë pandeminë.

Related posts

Harta e re Gjyqësore, SHBA: Mbështesim fuqimisht riorganizimin e sistemit, të plotësohen hapësirat që lë pas vettingu

D V

Spiropali opozitës në Kuvend: Ju bëni konkurencë kush do shajë më shumë Edi Ramën, ne jemi duke u marrë me armikun e vërtetë

D V

Rama publikon pamjet nga ferma spektakolare e kultivimit të tonit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More