Agjencia Zhurnal.mk.

Shqipëria me mungesa të rëndësishme ndaj Hungarisë, ky është formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj sfidën e pestë në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Kuqezinjtë deri më tani kanë marrë dy fitore e dy humbje dhe në ndeshjen e pestë presin Kombëtaren e Hungarisë.

Por për këtë takim trajneri Edoardo Reja do të ketë mungesa të rëndësishme, pasi tre lojtarë nga sfida e kaluar me Poloninë do të mungojnë shkaku i kartonëve.

Elseid Hysaj, Keidi Bare dhe Rey Manaj do të jenë mungesat e kuqezinjve për këtë sfidë.

Megjithatë në portë pritet të jetë sërish kapiteni Etrit Berisha, ndërkohë mbrojtja do të përbëhet nga Albi Doka, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Lorenc Trashi.

Amir Abrashi do të jetë në qendër të mesfushës së bashku me Klaus Gjasulën.

Pritet debutimi i Nedim Bajramit nga minuta e parë si mesfushor më i avancuar në këtë takim.

E sa i përket sulmit, dyshja sulmuese e kuqezinjve do të jenë Myrto Uzuni dhe Sokol Cikalleshi.

Shqipëria pret Hungarinë në stadiumin ‘Elbasan Arena’ me fillim nga ora 18:00. 

Related posts

“I trishtuar”, Acerbi thyen heshtjen pas shpalljes së pafajësisë për rastin e racizmit

D V

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

D V

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy