Agjencia Zhurnal.mk.

Shqipëria konfirmon 16 raste të reja me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 2760 testime të kryera, janë konfirmuar 16 raste të reja, ndërsa janë edhe 13 persona të shëruar.

 

Ndërkohë, nuk është shënuar asnjë humbje jete nga coronavirusi në Shqipëri.

Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë.

Rastet e reja janë regjistruar 4 në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje.

Që nga shpërthimi i epidemisë, Shqipëria ka regjistruar 132.891 raste pozitive, prej tyre 130.152 janë shëruar, 283 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.456 persona.

Related posts

Berisha: Të përdorim Facebook, Instagram dhe Tik Tok, janë armë e fuqishme në duart tona për fitore

Xh M

Batuta mes kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane

D V

Rama publikon pamjet e transformimit të Piramidës në Tiranë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More