Agjencia Zhurnal.mk.

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rama: Suksesi më i madh në historinë e diplomacisë shqiptare

Në ceremoninë që u mbajt këtë mbrëmje për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama falenderoi të gjithë diplomatët dhe përfaqësuesit e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilët i konsideroi kontribues në këtë arritje historike.

 

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi edhe rëndësinë që ka pozicioni i Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB edhe për Ballkanin Perëndimor.

“Zgjedhja për herë të parë e Shqipërisë si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është jo thjesht një sukses i madh, më i madhi për nga përmasat e impaktit në historinë e diplomacisë shqiptare, por edhe një arsye për të kuptuar se Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për veten dhe për tjerët, sidomos për rajonin tonë. Në vendimin e 11 qershorit në asamblenë e përgjithshme domethënia më e madhe ishte marrja e besimit nga 175 vende”, tha Rama.

“Kjo e Shqipërisë është një arritje domethënëse edhe për Ballkanin Perëndimor, që është ulur në tryezën e përfaqësueses më të madhe në botë vetëm një herë. Pas kryesimit të OSBE, ku lamë një përshtypje të mirë, them se ulja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB rikonfirmon një standard besueshmërie dhe maturie për Shqipërinë”, u shpreh ai.

Më tej kryeministri Rama prezantoi programin e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit, duke shpjeguar se barazia gjinore, sfidat në mbrojtjen e mjedisit, lufta kundër diskriminimit vijojnë të jenë prioritete.

“Shqipëria është një vend i renditur në 10 vendet e para në botë, në klasifikimin e OKB, sa i përket barazisë gjinore në qeveri, por jo vetëm. Edhe në nivelet e mëposhtme, Shqipëria ka treguar se besimin te gratë dhe vajzat dhe guximin për t’i përfshirë ato në vendimmarrje i ka gjallë. Jemi të bindur, që nuk jemi vetëm, përkundrazi, jemi me të tjerë që kanë udhëhequr me forcën e shembullit, që gratë dhe vajzat janë thelbësore për paqen dhe sigurinë”, deklaroi më tej Rama.

Rama tha se, “i bashkohemi plotësisht të gjitha përpjekjeve për sigurinë e mjedisit dhe kundër ndryshimeve të klimës. Shqipëria, e ka bërë prezente në forumet e OKB, se do të angazhohet me të tjerët, për të siguruar një lidhje të pandashme mes klimës dhe sigurisë si një koncept më i gjerë. Kjo është një angazhim i madh solem, global, e këtu s’kemi rol tjetër për të luajtur se vetëm të jemi në mbështetje të kësaj nisme”.

https://www.facebook.com/watch/?v=513819949738687

Related posts

Breshëri plumbash në Tiranë, vriten dy persona brenda veturës

D V

Berisha zhvendos “Foltoren”/ Ja ku do të mblidhen nesër demokratët

D V

Basha vizitoi familjen e prekur nga tërmeti/ Reagon Bashkia e Durrësit: Nuk ka aplikuar për të përfituar bonus, ky program është punë kolosale dhe jo llafe e propagandë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More