Agjencia Zhurnal.mk.

Shqipëri – Maqedoni – Bullgari/ Korridori 8 gati deri në vitin 2030

Shkup, 19 tetor – Ministrat e transportit të Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë, Bllagoj Boçvarski, Hristo Aleksiev dhe Belinda Balluku sot në Sofje nënshkruan Memorandumin për mirëkuptim për ndërtimin e Korridorit 8. Dokumenti përcakton data të qarta për zhvillim të tre vendeve dhe aktiviteteve të tyre për Korridorin 8.

 

Pas nënshkrimit të Memorandumit, ministri Boçvarski deklaroi se Shkupi është fuqishëm i përkushtuar në ndërtimin e projekteve infrastrukturore dhe se në strategjinë gjashtëvjeçare të Qeverisë, vendi premtoi 2,7 miliardë euro në zhvillimin e tij, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Maqedonia e Veriut planifikon të investojë 200 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2022 për ndërtimin e rrjetit hekurudhor të Korridorit 8 drejt Bullgarisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut siguroi mjete për dy akset e para, ndërkaq mbetet të sigurohen edhe për të tretën nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair, që do të kushtojë 400 milionë euro. Për ndërtimin e rrugës së shpejtë nga Kumanova deri në Deve Bair drejt Bullgarisë janë siguruar 90 milionë euro. Boçvarski parasheh që e tërë traseja e Korridorit 8 në territorin e Maqedonisë së Veriut të ndërtohet deri në vitin 2030, e sipas të gjitha gjasave, edhe më herët. Ka projekt të gatshëm për pjesën hekurudhore nga Kërçova deri në kufirin me Shqipërinë, por po kërkohen mundësi të gjinden mjete. Aksi i Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë është 70 kilometra.

Ministri bullgar i Transportit, Aleksiev, gjithashtu parasheh se deri në vitin 2030 Korridori 8 do të jetë gati. Ai paralajmëroi se Bullgaria javën e ardhshme do ta fillojë tenderin për ndërtim të aksit hekurudhor mes Pernikut dhe Radomirit, ndërsa në vitin 2022 aksin tjetër nga Radomiri deri në Gjushevë, për të cilin tashmë ka projekt teknik. Sipas vlerësimeve fillestare, ky aks do të kushtojë 200 milionë euro. Bullgaria punon së bashku me Maqedoninë e Veriut edhe në tunelin kufitar.

Shqipëria. siç tha ministrja e Transportit dhe Energjisë, Belinda Balluku, punon me përkushtim në ndërtimin e rrugës deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, si dhe në portin e posaçëm për Korridorin 8.

Tre ministrat u dakorduan se Korridori 8 ka rëndësi strategjike jo vetëm për ekonomitë e tyre, por edhe për ndërlidhje më të mirë të Ballkanit me Evropën Perëndimore, Detin e Zi dhe partnerët e tjerë në Evropë.

Related posts

Fajon: Jam e zhgënjyer nga egoizmi i Bullgarisë

R Zh

Moti sot në Maqedoni

Z H

Zaev: Fitojmë në rreth të parë në 22 komuna

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More