Agjencia Zhurnal.mk.

Shpresë e re për fillim të negociatave pasi sot Sllovenia mer presidencën me BE-në

Shkup, 1 korrik – Sllovenia do të marrë sot presidencën gjashtë-mujore të Këshillit të BE-së. Për Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë një shans i ri për të zhbllokuar integrimin evropian dhe një shpresë e re për fillimin e negociatave. Përfaqësues të lartë evropianë gjithashtu inkurajuan presidencën sllovene për të punuar në një propozim të paraqitur në qeveritë e Maqedonisë të Veriut dhe Bullgarisë nga presidenca portugeze, në mënyrë që të gjente një zgjidhje të mosmarrëveshjes në mes dy vendeve.

 

Zhbllokimi i fillimit të bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut do të jetë një nga detyrat e para të presidencës së Sllovenisë me BE-në dhe kjo është “çështje morale”, tha presidenti slloven Borut Pahor muajin e kaluar.

Ndërkaq, deklarata e sekretares shtetërore portugeze është rezultat i injorancës dhe pakujdesit. Unë nuk dua të jem i pakujdesshëm në deklaratat e mia, pasi mund ta dëmtoj Maqedoninë. BE-ja një kohë të gjatë nuk është bashkësi e disa vlerave të uniformuara, por të disa ngjashmërive dhe sa më shpejtë e kuptojmë atë do të shkojmë drejt BE-së. Nëse nuk e kuptojmë do të shkojmë prapa, pasi BE-ja ka limitet e saja deri ku mund të shkojë. Sigurisht se nuk mund të shkohet mbi limitet e shteteve kombëtare, ka thënë presidenti kroat Andrej Millanoviq në konferencën e djeshme për shtyp me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski në Zagreb duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Sipas tij, kur hyhet në ndonjë hapësirë intime, në punë delikate si identiteti, e drejta e emrit dhe gjuhës, ajo nuk përfundon mirë përveç siç tha, “motivet janë oportuniste”.

“Çka do të bëhet nëse Kroacia e sjell në pikëpyetje gjuhën malazeze? Edhe Bosnja e Hercegovina është shtet i ynë fqinj dhe vështirë është dikujt t’ia mohosh të drejtën të emërtohet me ndonjë emër dhe me atë emër ta emërtojë gjuhën. Për mua është punë normale gjuha boshnjake, çka do bëhej nëse do të kontestohej? Ajo është e gabueshme dhe jomorale. Gjuha malazeze poashtu. Ajo është pjesë e identitetit të atij shteti”, ka thënë Millanoviq.

Ai ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në “mënyrë të vrazhdë” mbahen para dyerve të Unionit.

“Maqedonia dhe Shqipëria duhet të fillojnë me negociatat sa më shpejtë dhe ajo nuk do të jetë e lehtë. Këto porosi që dërgohen janë dekurajuese, bile edhe diskriminuese”, ka thënë Millanoviqi.

Riafirmim të mbështetjes së Kroacisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, me sigurim për një hap përpara dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit gjatë presidencës së ardhshme sllovene, shprehën pas takimit të sotëm në Zagreb presidentët Stevo Pendarovski dhe Zoran Milanoviq.

Pas takimit tet-a-tet në pallatin presidencial si pjesë e vizitës zyrtare të Pendarovskit në Zagreb, të dy krerët e shteteve thanë se mundësitë duhet të përdoren për përparimin e mëtejshëm e mundësive për bashkëpunim në të gjitha fushat.

“Kroacia është një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbështetja kroate është rezultat i besimit të saj të palëkundur në shtyllat e BE-së dhe parimet e saj themelore, të cilat fatkeqësisht janë vënë në dyshim kohët e fundit. Ne jemi mirënjohës për Republikën e Kroacisë për mbështetjen e saj të sinqertë, si dhe për përgjegjësinë e saj për një Ballkan të qetë dhe të prosperuar. Këtu në Zagreb, do të doja të theksoja edhe një herë se për ne nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në BE dhe për atë qëllim ne vazhdojmë të punojmë me një intensitet të madh. Sigurisht, vetëm vullneti dhe përpjekjet tona nuk do të jenë të mjaftueshme për të arritur atje#, tha Pendarovski në konferencën e përbashkët për shtyp me Milanoviqin.

Në një botë moderne që nuk është imune ndaj konflikteve gjeopolitike, krizave ekonomike dhe shëndetësore, theksoi Pendarovski, çdo vend po përpiqet t’u sigurojë qytetarëve të tij siguri dhe prosperitet. Pa bashkëpunim midis shteteve, theksoi ai, kjo do të ishte e pamundur. Ta përdorim kapitalin që kemi në marrëdhëniet dypalëshe, ta zhvillojmë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar dhe bashkëpunimin në fusha të tjera me interes të përbashkët si turizmi, infrastruktura, tha Pendarovski, i cili në Zagreb shoqërohet nga përfaqësues të komunitetit tonë të biznesit.

Presidenti kroat Milanoviq, ndërkohë, e theksoi mbështetjen e Kroacisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar, ndër të tjera, se nuk ka çështje të hapura midis dy vendeve.

“Nuk do të jetë e thjeshtë, do të duhet shumë përpjekje, do të duhet ndihmë miqësore, shumë diskutime, bindje. Kroacia e di se sa këmbëngulje dhe punë e mërzitshme, e vështirë është e nevojshme për t’i arritur ato qëllime, e njëjta gjë e pret edhe Maqedoninë e Veriut në atë rrugë, ne do të japim gjithçka nga vetja të mos ketë bredhje”; tha Milanoviq.

Pendarovski dhe Milanoviç biseduan edhe për pozicionin e komunitetit maqedonas në Kroaci dhe të komunitetit kroat në vendin tonë. Ata vlerësuan se të drejtat e pakicave në të dy vendet janë në një nivel mjaft të lartë dhe se ka gatishmëri të plotë nga të dy palët për promovimin e tyre të mëtejshëm.

Iu referuan edhe mundësive për punë sezonale të qytetarëve tanë në Kroaci. Milanoviq kujtoi se punëtorët sezonalë mund të punojnë deri në 90 ditë pa asnjë leje, duke theksuar se sipërmarrësit kroatë kanë nevojë për fuqi punëtore që do të kontribuojë në sistem dhe duke njoftuar se Kroacia mund të sigurojë sistematikisht vaksina.

Siç tha Pendarovski, këtu në Kroaci kemi një diasporë të madhe sezonale dhe nuk ka kufizime për hyrjen e tyre në territorin kroat pas zbutjes së masave, ministritë kompetente kanë komunikim, nuk ka probleme. Ata ishin ndër njerëzit e parë që morën tashmë vaksina në mënyrë që të mund të ktheheshin në punë në Kroaci, tha Pendarovski.

Në takim u vlerësua se një investim i madh në lidhjet e shkëlqyera kulturore midis dy vendeve është hapja e Qendrës Kulturore-Informative të Maqedonisë së Veriut në Zagreb, e cila do të hapë hapësira të reja për shkëmbim kulturor.

Pendarovski me takimin me Milanoviqin e filloi vizitën e tij zyrtare në Kroaci, ndërsa u prit më parë me nderime shtetërore dhe ushtarake përpara pallatit presidencial.

Aktivitetet e Pendarovskit vazhduan sot në Zagreb me takime me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.

Ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Augusto Santosh Silva për MIA-n i komentoi ngjarjet e fundit rreth përmbajtjes së propozimit portugez për tejkalimin e kontestit midis Shkupit dhe Sofjes dhe shtoi se sekretarja shtetërore e tij ka gabuar, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Augusto Santosh Silva, ministër i Punëve të Jashtme i Portugalisë, për të cilin kjo ishte dita e fundit e kryesimit me BE-në, në pyetjen e MIA-s i shpjegoi dilemat që dolën në opinion rreth detajeve të propozimit portugez, porositi se ai përmban “gjuhën maqedonase” dhe se deklarata e sekretares shtetërore, Ana Paula Zakarias, në të cilën ajo shprehet “gjuha e Maqedonisë së Veriut” është gabim.

“Nuk mund të prisni nga diplomatë dhe politikanë të jenë ekspertë të linguistikës, nuk e kalojmë çdo sekondë të çdo minute, të çdo ore, çdo dite në përdorimin e termave të saktë nga aspekti shkencor, zëvendësja ime ka menduar për gjuhën maqedonase”, tha Silva.

Ministri më tej shtoi se përmbajtja e propozimit portugez është pranuar nga pala e Maqedonisë dhe mund të pranohet nga pala bullgare.

“Vlerësojmë se propozimin që e shtruam dhe i cili u pranua nga Maqedonia e Veriut dhe mendoj se Bullgaria ka mundësi në të ardhmen e afërt ta pranojë gjithashtu, është shumë i qartë, flasim për gjuhën maqedonase dhe propozojmë se me deklaratën unilaterale të mbështetur nga deklarata e Këshillit të BE-së çdo vend ta definojë pozitën e vet, gjuha maqedonase është gjuhë e definuar në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe është kodifikuar në vitin 1945, por nëse dëshironi ta dini pozitën e kryesimit portugez, lexojeni tekstin”, porositi Silva.

Ai vlerëson se nuk i takon BE-së ta bëjë rolin e “policisë gjuhësore” dhe se kjo nuk ndihmon në gjetjen e zgjidhjes.

“Çështja është shumë emocionale dhe duhet të fusim arsyen, mënyra më e mirë për këtë është të shqyrtohet teksti i shkruar”, tha shefi i diplomacisë portugeze.

Ministri shfaqi shpresë se Sllovenia nga një korriku do të ketë mundësi ta realizojë miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për çka Lisbona nuk pati sukses.

“Pas zgjedhjeve në Bullgari ekziston mundësia dhe Sllovenia mund ta shfrytëzojë atë për ta tejkaluar këtë qorrsokak”, tha ministri.

Silva u përqendrua edhe në parimin e vetos në Bashkimin Evropian.

“Fakti që na duhet unanimitet dhe e drejtë për veto gjithashtu do të thotë obligim që vendet të ndërtojnë konsensus, në Portugali do të ishte e papranueshme vendi ta instrumentalizojë veton që të pengohet konsensusi në BE, unë do të kritikohesha për një gjë të tillë, është e paimagjinueshme një vend të vihet në pozitë për ta përdorur të drejtën e vetos për ta penguar formimin e vendimit të Këshillit, unanimiteti është i rëndësishëm për shkak të interesit nacional, duhet ta respektojmë atë, por nuk mund të mendoj në unanimitet pa menduar në obligimin për të kontribuuar ndaj konsensusit”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë.

Deklarata e sekretares shtetërore për Çështjet Evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zakarijash në lidhje me gjuhën maqedone, nëse transmetohet me saktësi, në thelb dhe metodologjikisht është plotësisht në kundërshtim me propozimin portugez për gjetjen e zgjidhjes, thanë dje nga Qeveria për MIA-n.

Ata tregojnë se deklarata të tilla nuk ndihmojnë në procesin e ndërtimit të besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

“Konteksti dhe momenti janë jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe kjo është arsyeja pse ne u bëjmë thirrje përfaqësuesve të vendeve të përfshira në proces dhe të cilët nuk e njohin plotësisht dhe mirë situatën në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, të përmbahen nga ndonjë kualifikim ose shpjegim i proceseve në lidhje me çështjet tona kombëtare”, shtoi Qeveria.

Reagimi i Qeverisë për MIA-n tregon se gjuha maqedone është një nga tiparet kryesore të identitetit të popullit maqedon, një gjuhë e njohur dhe e kodifikuar ndërkombëtarisht me specifikat e saj unike, të konfirmuara nga Marrëveshja e Prespës dhe e shënuar në kartën e identitetit të Maqedonisë së Veriut në OKB.

“Gjuha maqedone është shprehje e së drejtës së patjetërsueshme të popullit maqedon për vetëvendosje dhe dinjitet”, shtohet në reagimin e qeverisë.

Mediat bullgare njoftuan dje se Zakariash deklaroi se debati në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ishte “i vështirë dhe lidhej me historinë, identitetin kulturor të të dy vendeve dhe bashkëpunimin e ardhshëm” dhe se “lidhej qartë me gjuhën e Maqedonisë Veriore , e cila dikur ishte pjesë nga gjuha bullgare dhe dimensionet kulturore të të dy vendeve”.

Ambasadorja portugeze në vend Maria Virginia Mendes da Silva Pina reagoi ndaj kësaj deklarate mbrëmë, duke theksuar se Portugalia kurrë nuk do të rrezikonte procesin e gjetjes së një zgjidhjeje të mosmarrëveshjes në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por përkundrazi vazhdimisht po përpiqet ta lehtësojë atë.

Pina, vendi i së cilës mban aktualisht presidencën e rradhës me BE-në, në deklaratë për Dojçe Vele tha se Zakarijash kishte thënë se “ka një moment politik që i bën gjërat të vështira në Bullgari dhe se ka çështje të ndjeshme në lidhje me identitetin, historinë dhe gjuhët bullgare dhe maqedone”.

Kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e djeshme për shtyp në Qeveri në lidhje me deklaratën e transmetuar të Zakarijash, tha se Ministria e Punëve të Jashtme do të kontrollojë vërtetësinë e deklaratës, duke përsëritur pikëpamjen se propozimi portugez është i qartë dhe me të vërtetë një bazë e mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sepse ofron zgjidhje por nuk merr anën.

“Në vetë propozimin në kornizën e negociatave është zgjidhja “përkthimi i aki-së do të jetë në gjuhën maqedone”. Sigurisht, të dy palët kanë deklarata, si jona, ashtu edhe pala bullgare, ku, me siguri, ministrja ka bërë interpretim për mediat bullgare ose diçka që ne do ta kontrollojmë sot përmes shërbimeve eksperte të Ministrisë së Punëve të Jashtme për vërtetësinë e asaj që u tha dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të reagojë publikisht”, tha Zaev.

Propozimi portugez mbështetet në kornizën e negociatave që e propozoi Komisioni Evropian, paragrafi rreth gjuhës maqedonase të mbetet ashtu siç është me një formulim të qartë – gjuhë maqedonase dhe parasheh deklaratë unilaterale të Bullgarisë në lidhje me pozicionin e tyre, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Lidhur me deklaratën e sekretares portugeze të shtetit për çështje evropiane Ana Paula Zakariash, Dimitrov tha se gjatë ditës së djeshme kanë pasur shumë kontakte me Lisbonën dhe me përfaqësuesit e Portugalisë, përkatësisht presidencën portugeze, se siç theksuan në “këtë papërshtatshmëri ekstreme” dhe se u “siguruan që deklarata absolutisht nuk e pasqyron qëndrimin e Lisbonës, i cili mbetet në përputhje me propozimin portugez dhe shprehu keqardhje në këtë drejtim”.

“Çështja e gjuhës maqedonase është çështje kryesore për ne. As nuk kemi mandat as të mendojmë për negociata. Ne do të hyjmë në Evropë vetëm në pjesën e popullit maqedonas, natyrisht, si maqedonas që flasin maqedonisht dhe ne rezervojmë të drejtën ta mbrojmë atë me dinjitet, pavarësisht nga deklaratat që hasim, sot apo në të ardhmen. Për mua personalisht, kjo ishte një deklaratë mjaft fatkeqe”, tha Dimitrov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp kushtuar Programit kombëtar për harmonizim me legjislaturën e Bashkimit Evropian.

I pyetur se cili do të ishte reagimi ndaj kësaj deklarate, Dimitrov tha se publiku shpesh ka një lloj konfuzioni në lidhje me reagimet diplomatike kur kemi raste të tilla.

“Dje në disa nivele, unë personalisht bisedova me Lisbonën, Ministrinë e Punëve të Jashtme, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjithashtu. Çfarë është e rëndësishme në komunikimin diplomatik? Është e rëndësishme të shprehni qartë qëndrimin tuaj, të shprehni pakënaqësinë, të shprehni protestën. E gjithë kjo u bë disa herë gjatë ditës së djeshme. Ajo që morëm, e cila u konfirmua, ndër të tjera, nga deklarata e shkurtër e ambasadorit Portugez që nuk na mbulon në Beograd, dhënë nëse nuk gaboj për Dojçe Velle në orët e mbrëmjes, është se Portugalia nuk do të bëjë kurrë asgjë që do të dëmtonte gjetja e një zgjidhje., mbetet i vendosur në propozimin e tij dhe nuk ka ndërmend të hyjë në një debat thelbësor mbi çështjet kulturore, çështjet e identitetit, etj.”, deklaroi Dimitrov.

Ai përsëriti qëndrimin e qeverisë se gjuha maqedonase është një nga tiparet kryesore të identitetit të popullit maqedonas, e njohur ndërkombëtarisht dhe e kodifikuar me specifikat e saj unike dhe e shkruar në kartën e identitetit të Maqedonisë Veriore në KB, dhe se gjuha maqedonase është një shprehje të së drejtës së patjetërsueshme të popullit maqedonas.të vetëvendosjes dhe dinjitetit.

Në propozim kornizën negociuese që doli nga Komisioni Evropian, theksoi Dimitrov, në një paragraf thuhet se i gjithë legjislacioni evropian do të përkthehet në gjuhën maqedonase dhe se vendi do të duhet të ketë një numër të mjaftueshëm të përkthyesve në kohën e anëtarësimit.

“Ne deri më tani kemi përkthyer rreth 80 mijë faqe të legjislacionit evropian. Për momentin, përmes SÇE-së revidohet përkthimi i 16 mijë faqeve dhe punohet në disa mijëra faqeve të reja, përkthime të reja”, deklaroi Dimitrov.

Mos keni ndonjë dilemë për Republikën e Sllovenisë. Sllovenia nuk është Portugali. Sllovenia është një nga avokatët më të mirë për hyrjen e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Sllovenia ka përvojë me rajonin. Sllovenia e njeh më së miri rajonin, tha presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp me presidentin kroat Zoran Milanoviq në Zagreb, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Në lidhje me Qeverinë sllovene, e cila do të udhëheqë në mënyrë operative presidencën në gjashtë muajt e ardhshëm, nuk kemi absolutisht asnjë dyshim se ajo do të bëjë më të mirën që mund, e cila është në kompetencën e tyre. Sidoqoftë, duke folur për presidentët e BE-së, pjesa më e madhe e punës është në mes Shkupit dhe Sofjes në negociatat tona të drejtpërdrejta. Nuk kam asnjë dyshim dhe polemikë se sllovenët do të jenë kryesues të shkëlqyeshëm për këtë çështje – integrimi për Ballkanin Perëndimor”, tha Pendarovski.

Rreth deklaratës së sekretares shtetërore portugeze për Çështjet Evropiane Ana Paula Zakarias se “gjuha e Maqedonisë të Veriut dikur ishte pjesë e gjuhës bullgare”, Pendarovski vlerësoi se ishte deklaratë thellësisht e gabuar që minonte të gjitha përpjekjet e bëra nga homologu i saj nga e njëjta qeveri që bëri muaj më parë.

“Lajmi i mirë është se presidenca portugeze ka mbaruar, shpresoj që miqtë tanë nga Republika e Sllovenisë që marrin drejtimin e Bashkimit Evropian në gjashtë muajt e ardhshëm, do të vazhdojnë në të njëjtën rrugë me respekt të plotë për shtetin jetik kombëtar interesat e të dy palëve, për të arritur një marrëveshje”, tha Pendarovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarve rreth ndarjes së rrugës evropiane të Maqedonisë të Veriut dhe Shqipërisë, Pendarovski theksoi se nuk i pëlqen të shkojë përpara ose prapa në një “paketë” ose ngrirja e integrimit në “paketë”.

Nga ana e tij, presidenti kroat Milanoviq vlerësoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po qëndrojnë në “mënyrë të paskrupulltë” pranë derës së BE-së.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur dhe nuk do të jetë e lehtë. Mesazhe të tilla janë dekurajuese, madje edhe diskriminuese”, tha Milanoviq.

Related posts

Jostabiliteti në Bullgari ndikon edhe në Shkup

Xh M

Dy vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO

Redaksia

Spasovski: Një ekip i MPB-së tashmë është rrugës për në Bullgari

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More