Agjencia Zhurnal.mk.

Shpëtohet një shtetas amerikan nga trafikimi i qenieve njerëzore në Bukuresht

Sigurimi diplomatik në ambasadën amerikane në Rumani së fundi ka parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore në këtë vend, ku njëri nga personat e shpëtuar është shtetas amerikan, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.

 

Profesionistët diplomatikë të sigurisë në postet konsullore anembanë botës, agjentët specialë dhe asistentët hetues punojnë për të shpëtuar jetën e amerikanëve jashtë vendit, kumtuan ata.

“Kjo u dëshmua edhe në rastin e Ambasadës Amerikane në Bukuresht të Rumanisë, kur një marins nga sigurimi mori një telefonatë nga një amerikan, i cili tregoi se miku i tij po mbahej kundër dëshirës së tij.

Më pas, “në koordinim me agjentët specialë të sigurisë diplomatike dhe hetuesit e krimeve nga sigurimi rajonal i ambasadës, kanë kryer lirimin e sigurt dhe të shpejtë të dy viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore”.

Departamenti i Shtetit tha se agjentët punuan me policinë rumune të cilët kërkuan informacion rreth vendndodhjes dhe prova të mjaftueshme për të marrë një urdhër kërkimi.

Në aksion u lirua një femër, një shtetase amerikane dhe një tjetër femër, të cilat mbaheshin në robëri kundër dëshirës së tyre. Më pas, me ndihmën e stafit të ambasadës, ata morën një vend qëndrimi, ndihmë ligjore dhe pulla ushqimore nga një organizatë joqeveritare lokale që punon me viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Veprimi i shpejtë dhe puna ekipore e personelit diplomatik dhe konsullor të ambasadës në bashkëpunim me policinë rumune dhe partnerët lokalë të OJQ-ve për të shpëtuar dy gra të mbajtura në robëri janë të lavdërueshme, tha Shejn Dikson, ushtruese e detyrës së zëvendës kreut të misionit në Ambasadën e SHBA-së në Rumani.

Related posts

Meteorologët: Britania do përballet me një dimër të tmerrshëm

D V

Turqia heq kufizimet e Covid-19

Z.H

Biden paralajmëron për humbje të jetëve gjatë ngjitjeve nga Kabuli

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More