Agjencia Zhurnal.mk.

Shpëtohen katër gazetarë afganë, Maqedonia u siguroi strehim të përkohshëm

Shkup, 17 nëntor – Në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka mbërritur një grup prej katër gazetarë nga Afganistani që rrezikohen nga autoritetet e atjeshme.

 

Bëhet fjalë për gazetarë të TV-së dhe Radios që kishin punuar për mediat lokale dhe korrespodentë të mediave të huaja, kurse pas rrënies së qeverisë demokratike, kanë marrë kërcënime për jetë nga talibanët.

RMV-ja u ka siguruar qëndrim të përkohshëm deri në largimin për në vendet e treta me kërkesë të Organizatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave.

Sic thuhet në një komunikatë nga Qeveria, me pranimin e këtyre qytetarëve afganë, vendi vazhdon rolin aktive në operacionin e madh humanitar për ndihmë popullatës prodemokratike në Afganistan.

Pas aterimit ishte zbatuar procedura standarde – kontrolli I sigurisë, mbrojtja dhe testi PCR.

Gazetarët afganë përkohësisht do të akomodoehn në Shkup, kurse harxhimet në tërësi janë të mbuluar nga organizata “Gazetarë për të drejtat e njeriut”.

Për momentin, në RMV qëndrojnë 534 qytetarë nga Afganistani, për të filët institucionet ua sigurojnë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme.

Nga RMV-ja deri tani janë larguar 85 qytetarë afganë ku qëndrim të përhershëm ua kanë siguruar Franca, Greqia, Irlanda, Portugalia, Brazili dhe SHBA-ja./KlanMacedonia/

Related posts

Demanton Kostov të jetë ministër i ardhshëm i shëndetësisë, “Ende kemi MSH-së, dhe ai është Venko Filipçe”

Redaksia

Analizë: Maqedonia e Veriut peng i krizës politike në Bullgari

Redaksia

Pendarovski: Ende jemi të robëruar në të kaluarën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More