Agjencia Zhurnal.mk.

Shpëtohen dy turiste polake pranë Treskavecit

Prilep, 14 shtator – Dy vajza, turiste nga Polonia, janë shpëtuar në orët e vona të pasdites në shkëmbinjtë në afërsi të manastirit të Treskavecit, të cilin po e vizitonin. Vajzat nuk janë lënduar rëndë dhe kanë pësuar vetëm gërvishtje.

 

Rreth orës 16, vajzat kërkuan ndihmë pasi teksa lëviznin nga manastiri tatëpjetë drejt qytetit, ato ranë në një shkëmb të thepisur dhe rrezikonin të lëndoheshin. Një vajzë po mbahej për gurin. Ata ishin pjesë e një grupi më të madh turistësh dhe mbetën prapa grupit që kthehej nga vizita në kompleksin e famshëm të manastirit maqedonas.

Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), operacionin e suksesshëm të shpëtimit konkretisht dhe shpejt e ka realizuar Darko Nedanovski me kolegun e tij Ivan Atanasovski, anëtarë vullnetarë të klubit speleologjik “Zllatovrv” nga Prilepi.

Në terren ka dalë edhe një ekip i zjarrfikësve të Prilepit me katër zjarrfikës dhe një automjet për terren. Për ngjarjen janë njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, MPB dhe QMK-Manastir.

Sipas informacioneve nga Nedanoski, vajzat janë nxjerrë në orën 17:15 dhe është konfirmuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Related posts

Ish-presidenti Bullgar: Udhëheqësit në Shkup ta kuptojnë se me presion nuk do të ketë zgjidhje

N E

Qeveria do ta mbajë seancën e 130-të

Z.H

Zjarri kaplon fabrikën e vjetër “Komuna” në Shkup

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More