Agjencia Zhurnal.mk.

Shpëtim Murtezi njëri nga gjyqtarët më të mirë në Kosovë – kandidat serioz për tu shpallur më i miri i vitit

Viteve të fundit futbolli kosovar është pasuruar me disa gjyqtarë mjaft perspektiv dhe të talentuar.

Tanimë vendi ynë ka gjyqtarë me stemë të FIFA-së, që po gjykojnë edhe ndeshje ndërkombëtare.

Por gjyqtarë të tjerë të talentuar po bëjnë shfaqje fantastike viteve të fundit si Shpëtim Murtezi, Dardan Çaka, Valbon Hoxha, Mentor Ajeti apo Lirim Jashari.

Kur jemi futur në muajin e fundit të vitit, FFK do të bëj edhe zgjedhjen e akterëve kryesorë në futbollin kosovar.

Garë tejet interesante pritet të jetë edhe ajo për gjyqtarin më të mirë të vitit në futbollin kosovar.

E njëri nga kandidatët kryesorë për ta fituar këtë çmim është edhe Shpëtim Murtezi, që këtë vit ka qenë fantastik.

Gjyqtari gjilanas ka marrë nota shumë të mira, por vlen të përmendet që ka gjykuar katër derbi të qytetit të tij mes Dritës dhe Gjilanit me plot sukses.

Ndeshja e fundit për këtë vit për Murtezin ishte ajo mes Malishevës dhe Dukagjinit që u mbyll me rezultat të barabartë 2-2 dhe gjyqtari gjilanas bëri një paraqitje shumë të mirë.

Gara është e ngushtë për gjyqtarin e vitit, por sigurisht që Murtezi ndodhet në mesin e favoritëve për ta fituar atë. /Gazeta Olle/

Related posts

Zyrtare: Halim Selmanaj, lojtar i ri i FC Prishtina 01

Redaksia

Vijojnë investimet nëpër rrugët e komunës së Gostivarit

Xh M

Angellovska-Bezhoska: Kriza e Covid dëshmoi se sektori bankar është rezistent ndaj tronditjeve

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More