Agjencia Zhurnal.mk.

Shpërthim në një objekt në Shkup, lëndohet një person

Shkup, 21 tetor – Ministria e Brendshme informon se gjatë shpërthimit të një ndërtese në lagjen Aerodrom të Shkupi, një person ka marrë lëndime trupore.

 

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 20.10.2021 në orën 10:20.

“Është raportuar se në bodrumin e një objekti në rrugën “Metodija Shatorov Sharlo” ka ndodhur një shpërthim, me ç’rast lëndime trupore ka marrë G.S. (58) nga fshati Lubanci i Shkupit. Sipas raportimeve, shpërthimi ka ndodhur derisa L.S. dhe I.J. (49) kanë prerë një strukturë metalike.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga një ekip i SPB-së Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

Related posts

Vëllai zbulon mesazhin e fundit me 28-vjeçarin që vdiq pasi ra nga kati i pestë i hotelit në Tiranë

D V

Banoj përball spitalit në Tetovë, vrapova menjëherë, nga brenda vinin britmat e viktimave…

D V

ASH-AAA: Shëmtia e BDI-së nuk mund të mbulohet as me pudër, as me ngjyrë e as me disa trotinetë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More