Agjencia Zhurnal.mk.

Shpërthim në një fabrikë në Rusi, deri më tani raportohen 17 viktima

17 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në një fabrikë kimike në provincën perëndimore Ryazan të Rusisë. Trupat e 16 personave u nxorën nga rrënojat, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën në spital.Sipas një burimi, të cituar nga agjencia e lajmeve TASS, shkaku i shpërthimit ishin shkeljet gjatë procesit teknologjik. Sipas të njëjtit burim, ndërtesa është shkatërruar plotësisht. Në të njëjtën kohë, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën disa tonë nitrat në ndërtesë, e cila u hollua me ujë për të shmangur një tjetër shpërthim.

 

Ministri i Punës dhe Mbrojtjes Sociale tha se familjet e viktimave do të kompensoheshin me një milion rubla (12,219 euro). Guvernatori i rajonit Ryazan, Nikolai Lyubimov, shpalli 25 tetorin ditë zie dhe i bëri thirrje Ministrisë së Situatave të Emergjencës dhe autoritetit rregullator që të kryejnë inspektime të njësive industriale në rajon, të cilat prodhojnë produkte me rrezik të lartë.

Related posts

Kryeministri britanik: Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh që nga vitet e 1990-ta

I Z

Biden rifillon punën, pasi i dha përkohësisht kompetencat presidenciale Harrisit

N E

Në Indonezi 11 student u mbytën gjatë aksionit për pastrimin e lumit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More