Agjencia Zhurnal.mk.

Shpërthim në Bagdad, dhjetë të vdekur, mes tyre futbollistë

Të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën pas një shpërthimi në Bagdadin lindor, Irak, të shtunën, sipas burimeve të sigurisë dhe atyre mjekësore.

 

Ngjarja ndodhi pranë një fushe futbolli dhe një kafeneje kur shpërtheu lënda plasëse  e vendosur në një automjet.

Kjo nga ana tjetër shkaktoi një tjetër shpërthim në një cisternë LPG aty pranë, thanë burimet e sigurisë

Shumica e viktimave janë futbollistë që ndodheshin në fushë.

Associated Press fillimisht kishte raportuar se shpërthimi mund të ketë qenë për shkak të një problemi teknik.

Related posts

Tregtia e Shangait me BE-në arrin në 65 miliardë dollarë në janar-korrik

Z.H

Hiroshima e shënon 77-vjetorin e bombës

Xh M

Rikthehen tensionet në Lindje të Mesme, Izraeli bombardon Gazën pas balonave të zjarrit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More