Agjencia Zhurnal.mk.

Shpërthim i fuqishëm në Kabul, raportohet për të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në Kabul të Afganistanit, në hyrje të xhamisë Eidgah, ku sipas mediave lokale ka të vdekur.

 

Lajmin për sulmin e ka konfirmuar zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid në profilin e tij në Twitter, duke mos precizuar numrin e viktimave të këtij sulmi, transmeton Telegrafi.

Sipas disa raportimeve nga vendi ku ka ndodhur sulmi, para shpërthimit janë dëgjuar disa të shtëna armësh.

Megjithatë deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës. 

Related posts

Krizë në kufirin polako-bjellorus, Biden: Situata me emigrantët është shumë shqetësuese

D V

Facebook-ut i kërkohet të japë informacione për ndikimin e platformave të saj te fëmijët

D V

Dyshohet se 52 persona kanë vdekur pas përmbytjes së anijes pranë Ishujve Kanarie

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More