Agjencia Zhurnal.mk.

Shpërthen goma e kamionit, ndërron jetë punonjësi i gomisterisë në Durrës

Një 20-vjeçar me iniciale R.T. punonjës në një gomisteri në Durrës ka ndërruar jetë në një aksident në punë. Policia njofton se ai ka qenë duke rregulluar një gomë kamioni e cila ka shpërthyer.

 

Si pasojë e plagëve të marra punonjësi 20-vjeçar ka ndërruar jetë. Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Related posts

Lëvizja e mjeteve lundruese, si është situata në plazhet e vendit një ditë pas tragjedisë në Himarë

Xh M

Shqipëri, pozita social-ekonomike e gruas shqiptare në një muze

Xh M

Diell dhe temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More