Agjencia Zhurnal.mk.

Shpërthen bomba në një veturë në Mitrovicë

Një bombë ka shpërthyer në një veturë në Suhudoll të Mitrovicës. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

 

Bomba shpërthye në automjetin wolksvaven tdi pickup me ngjyrë të kuqe dhe me targa 02 609 ED, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20.

Bekim Aliu, vozitësi i këtij automjeti ka bërë te ditur për lajmi.net se dikush i ka vënë bombën automjetit në rrotën e pasme dhe në momentin kur ai është nisur bomba ka shpërthyer.

“Nuk e di kush e ka bërë, askujt borxh s’i kam. Shyqyr kam shpëtuar dhe vetëm xhamat më janë thyer” ka thënë Aliu.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, tha se deri tani nuk dihet motivi dhe as autori i këtij incidenti. “Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e kësaj ngjarje” theksoi Hoti.

Related posts

Kosova në 24 orët e fundit regjistron 5 raste të reja me Kovid-19

N E

Haradinaj flet pas rezultatit në Prishtinë, uron dy kandidatët që shkojnë në balotazh

D V

Shkarkimi nga presidentja, Daka: Nesër do të dërgoj kërkesë te Avokati i Popullit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More