Agjencia Zhurnal.mk.

Shpërthejnë protestat kundër masave anti-Kovid në Holandë

Policia holandeze ka qëlluar dhe plagosur të paktën dy persona pas trazirave që shpërthyen në Roterdam në një protestë kundër masave të reja antiCovid. Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarre ndaj tyre dhe u vunë flakën makinave të policisë.

 

Qindra protestues u mblodhën për të treguar zemërimin e tyre ndaj planeve të qeverisë për një leje vaksinimi kundër Covid dhe ndalimin e fishekzjarreve natën e Vitit të Ri. Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor të Covid javën e kaluar, në një kohë që rastet u rritën, duke shënuar numrin më të lartë të tyre që nga fillimi i pandemisë.

Një zëdhënës i policisë tha se ata ishin të detyruar të qëllonin pasi situata ishte kërcënuese për jetën. Masat nënkuptojnë se restorantet dhe dyqanet duhet të mbyllen më herët dhe ngjarjet sportive duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Related posts

Përndjekja nga Kremlini, një tjetër bashkëpunëtor i Aleksei Navalnyt ikën nga Rusia

D V

Rriten shpenzimet bërthamore përkundër pandemisë

Redaksia

Agjencia evropiane për barna: Nevojiten dy doza të vaksinave anti-Kovid për mbrojtje nga varianti Delta

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More