Agjencia Zhurnal.mk.

Shpenzimet e jetesës në tetor janë rritur për 19,8%!

Shpenzimet e jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 19.8 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë 15.4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

 

Rritje në indekset e shpenzimeve të jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te perimet e freskëta, me përjashtim të patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 7.3%, qumështit për 5.9 %, djathi dhe gjizë për 5.7%, mishi për 3.6%, produktet ushqimore që nuk përmenden diku tjetër për 3.2%, peshku dhe ushqimet e detit për 2.8%, bukë dhe drithëra për 1.8%, kafe, çaj, kakao për 1.4%, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira për 1.1%, verë për 0.9%, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh për 0.5%, birra për 0.4% dhe pije alkoolike për 0.3%.

Related posts

FIZHT e mori rolin udhëheqës në projektin e ri evropian “Policy Answers”

Z.H

Në tremujorin e tretë janë transportuar 9,7 milionë udhëtarë, rritje te transporti ndërurban dhe ndërkombëtar

Z.H

Apple për tre muaj gjeneron mbi 80 miliardë dollarë të ardhura

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More