Agjencia Zhurnal.mk.

Shpenzimet e jetës në vitin 2021 janë rritur në krahasim me vitin 2020

Shkup, 10 janar – Shpenzimet e jetës në muajin dhjetor janë më të larta për 0,4 për qind në krahasim me nëntorin, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 0,9 për qind, njofton sot Enti shtetëror për statistikë.

Në krahasim me vitin 2020, shpenzimet e jetesës shënojnë rritje prej 3,2 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë janë rritur për 4,3 për qind.

Rritje është shënuar në grupet: Transport për 9.9 për qind, Restorante dhe hotele për 5.9 për qind, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 3.8 për qind, Ushqim dhe pije joalkoolike për 3.1 për qind, Shëndetësi për 2.9 për qind, strehim, ujë, energji elektrikë, gaz dhe derivate të tjera dhe rekreacion dhe kulturë për 2,7 për qind, mallra dhe shërbime të ndryshme për 1,4 për qind, mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje të familjet për 1 për qind dhe Veshje dhe këpucë për 0.2 për qind.

Ulje të indekseve ka pasur tek komunikimet për 0,5 për qind, ndërsa arsimi është në nivelin e njëjtë si vitin paraprak.

Related posts

MCC-ja do të mbështet efiçiencën e energjisë në Kosovë

D V

Besimi: Rezultatet në luftën kundër korrupsionit janë të rëndësishme për perspektivën ekonomike

Z.H

AUV dhe Oda Veterinare do të nënshkruajnë një metodologji për përcaktimin e çmimeve për aktivitetet me interes publik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More