Agjencia Zhurnal.mk.

Shpend Ahmeti thyen heshtjen dhe flet për ‘zënkën’ me Afrim Tovërlanin

Afrim Tovërlani është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kërcënuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Trajneri i njohur kosovar, ka qenë nën ndikimin e alkoolit, derisa është duke qëndruar në mbajtje për 48 orë.

Për rastin në fjalë, ka folur vet i pari i kryeqytetit kosovar, Shpend Ahmeti duke sqaruar gjithçka.

Ahmeti ka thënë se Tovërlani ka qenë te shtëpia e tij, por që ai nuk ishte dhe se nuk ka pasur ballafaqim me thika mes të dyve.

Postimi i plotë nga Shpend Ahmeti:

Faleminderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.

Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijët dhe familjen.

Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit. /Gazeta Olle/

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy