Agjencia Zhurnal.mk.

Shpejtësia e autobusit, shkaktar i mundshëm për aksidentin në Bullgari

Shkup, 14 dhjetor – Hetuesia bullgare ka dalë me vlerësimet e para lidhur me aksidentin me autobusin maqedonas në Bullgari, më 23 nëntor, ku humbën 45 shtetas të Maqedonisë të Veriut.

 

Drejtori i Shërbimit Kombëtar Hetimor dhe zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, ka deklaruar për televizionin kombëtar bullgar, BNT-së, se shoferi i autobusit po udhëtonte me shpejtësi të papërshtatshme, që mund të ishte edhe shkak për aksidentin tragjik.

“Shpejtësia ishte mjaft e papërshtatshme. Autobusi lëvizte me shpejtësi mbi 90 kilometra në orë. Kërkesat për një shofer profesionist të autobusit janë më të larta se për çdo shofer tjetër. Prandaj është dashur që shpejtësia të jetë e përshtatshme me kushtet, pavarësisht sinjalistikës rrugore”, ka deklaruar Sarafov.

Autoritetet bullgare presin që ekspertiza të përcaktojë se si u dogj autobusi brenda pak minutash.

Sarafov tha se pret që ekspertizat për aksidentin të jenë gati deri më 25 dhjetor dhe më pas do të dilet me raportin për shkaqet e aksidentit.

Ekspertët bullgarë më 25 nëntor deklaruan se shkaku i aksidentit mund të ishte gabimi njerëzor. Nga hetimet fillestare rezultoi se autobusi, për një arsye ende të panjohur, ishte kthyer djathtas dhe kishte goditur mbrojtëset e rrugës. Përplasja e autobusit me mbrojtëset rrugore, sipas ekspertëve, bëri që rezervuari i karburantit të shpërthejë duke shkaktuar zjarr të madh derisa autobusi kishte ngecur mes rrethojave mbrojtëse, që ndajnë dy korsitë e autostradës Struma, që gjendet rreth 40 kilometra nga Sofja.

Ndërkohë, hetime lidhur me aksidentin janë duke u zhvilluar edhe nga autoritetet maqedonase, por hetimet lidhen kryesisht me transportin dhe punën e pikave kufitare, nëpër të cilat ka kaluar autobusi, që nuk posedonte leje për transport të udhëtarëve.

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ia ka marrë licencën kompanisë “Besa Trans”, ndërsa Drejtoria e Doganave ka suspenduar nga puna dy doganierë që kishin lejuar autobusin të kalonte kufirin pa leje.

Dyzetepesë pasagjerët që vdiqën në aksident ishin turistë nga Maqedonia e Veriut, të cilët po ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë. Në mesin e viktimave ishin 12 fëmijë. Shtatë pasagjerë kishin pësuar lëndime trupore, por pas trajtimit mjekësor në Sofje, ata janë kthyer në Maqedoninë e Veriut./REL

Related posts

Ngrihet prona e Rashkovskit dhe fëmijëve të tij të mitur

D V

Teuta Arifi në katër vitet e ardhëshme do ta rrisim raportin në pozicionet drejtuese në 50:50

D V

Mësimdhënësit kërkojnë të shkurtohen orët e të zgjaten pushimet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More