Agjencia Zhurnal.mk.

Shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, përfaqësuesi i PS Eridian Salianji provokon me citimin e Bashës: As ne s’do e thoshim më mirë se ai

Përfaqësuesi i PS në KQZ Eridian Salianji është shprehur se ajo që ka ndodhur pikë për pikë më 25 qershor ka qenë ndryshimi, për të cilin dhe vetë Lulzim Basha e ka deklaruar duke falenderuar shqiptarët. ““Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit do ta mbyllin këtë process me përgjegjësi, durim e sipas ligjit. Në fund të këtij procesi , Shqipëria fiton”, citoj kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Ai thotë falenderojmë të gjithë të zgjodhën ndryshimin.

 

Këtë falenderim ne nuk e bëjmë dot më mirë sesa Basha. Në fund thotë durim sipas ligjit. Kështu kemi qenë të gjithë. Në këtë sallë janë drejtuar të gjitha ankimimet. Janë numëruar të gjitha kutitë që është kërkuar rinumërim. Është parë sesi procesi ka qenë i drejtë dhe transparent. Unë iu kërkoj që të vendosni sipas ligjit. Ky vendim do të miratohet sepse është formal. Kur flet gjykata të gjithë heshtin; i zbatojnë, nuk i kundërshtojnë”, deklaroi Salianji.

Related posts

Lugina e Valbonës park ikonik, Rama ndan shkrimin e prestigjiozes “Forbes”

D V

Ulen ndjeshëm temperaturat në Shqipëri, probleme me lëvizjen në rrugë

N E

Ushtritë shqiptare dhe amerikane nisin trajnimin e përbashkët në Zall Herr

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More