Agjencia Zhurnal.mk.

Shoqata e mjedisit në Shqipëri bën thirrje për raportimin e krimeve mjedisore nëpërmjet platformës online

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka shpërndarë një platformë për raportimin e krimeve mjedisore në të gjithë vendin.

 

Platforma Syri Gjelbër shërben për të mbledhur rastet e krimit mjedisor në mënyrë që të raportohen më vonë tek institucionet përkatëse si: inspektorati shtetëror, bashkitë apo administratat rajonale të zonave të mbrojtura, tha shoqata në një njoftim në Facebook.

“Këto krime janë të pranishme kudo, në çdo veprim që dëmton mjedisin natyror dhe gjithçka që gjendet në të, si prerja e pemëve, gjuetia e paligjshme, zjarrvënia e qëllimshme, helmimi, ndotja e habitateve, etj”, ka shtuar shoqata.

Sipas shoqatës, platforma online është lehtësisht e përdorshme, për këdo që ka vullnetin për të raportuar një krim mjedisor.

Përpunimi i kësaj platforme u realizua në kuadër të projektit “Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit”.

RAPORTO ÇDO KRIM MJEDISOR QË HAS NË PLATFORMËN SYRI I GJELBËRPPNEA sjell platformën Syri Gjelbër, me nje design te ri….

Posted by Protection and Preservation of Natural Environment in Albania on Thursday, March 31, 2022

Related posts

Me 66 stacione/ Rama nxjerr pamjet: Ja kur do të nisë linja e madhe unazore në Tiranë

D V

Berisha i kërkon Alibeajt dorëheqjen nga drejtimi i Grupit Parlamentar të PD-së

D V

FOTO/Rama: Vijon puna për parkimin nëntokësor nën sheshin e Çerçizit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More