Agjencia Zhurnal.mk.

Shoqata e Bankave e Kosovës fillon aktivitetin për siguri në internet

Shoqata e Bankave të Kosovës ka filluar aktivitetet për shënimin e Muajit të Sigurisë Kibernetike me moton: “Qëndroni të sigurt në internet, çdo klikim ka rëndësi!”.

Përmes një komunikate për medie Shoqata e Bankave të Kosovës  njofton se tetori është “Muaji i Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike”, derisa sqaron se në mbarë botën çdo vit në muajin tetor lansohen fushata për të promovuar ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike dhe praktikat më të mira midis individëve, bizneseve dhe organizatave.

Sipas kësaj shoqate, qëllimi kryesor i “Muajit të Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike” është të edukojë njerëzit për rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe t’i ndihmojë ata të bëhen më vigjilentë dhe të sigurt në aktivitetet e tyre në internet.

“Gjatë Muajit të Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike, Shoqata e Bankave të Kosovës ka paraparë lansimin e materialeve informuese në formën e videove në televizionet lokale dhe rrjetet sociale të SHBK-së. Këto video të përgatitura në bashkëpunim me ekspert të sigurisë kibernetike përmbajnë mesazhe të ndryshme që do të vihen në dispozicion të publikut për të rritur ndërgjegjësimin rreth kërcënimeve të sigurisë kibernetike dhe për të ofruar udhëzime se si të mbrohemi kundër tyre. Temat që do të trajtohen në video janë: email-at phishing, autentifikimi me shumë faktorë, mbrojtja e të dhënave gjatë blerjeve online dhe rëndësia e fjalëkalimeve të forta. Videon e parë të lansuar për email-at phishing mund ta ndiqni në këtë link: ttps://www.facebook.com/ShoqataeBankaveteKosoves/videos/858381002683222”, thuhet në komunikatë, teksa fton të interesuarit që ta ndjekin përgjatë gjithë muajit tetor për videot e tjera, si dhe të ndjekin intervistat me ekspertët e sigurisë kibernetike për informata dhe këshilla praktike për të rritur sigurinë ‘online’, që do të lansohen në rrjetet tona sociale.

“Për të trajtuar çështjen e sigurisë kibernetike në rrafshin profesional, Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave më 25 tetor 2023, organizojnë forumin ‘Siguria Kibernetike në Industrinë Bankare’. Organizimi i një forumi të sigurisë kibernetike është thelbësor për nxitjen e ndërgjegjësimit, ndarjes së njohurive, bashkëpunimit dhe zhvillimit të aftësive në fushën e sigurisë kibernetike. Duke bashkuar ekspertët dhe palët e interesit, kjo ngjarje do të kontribuojë në krijimin e një mjedisi digjital më të sigurt për individët, institucionet, organizatat dhe shoqërinë në tërësi”, thuhet tutje në komunikatë.

Tutje, Shoqata Bankare e Kosovës bën të ditur se forumi “Siguria Kibernetike në Industrinë Bankare”, do të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe do të bashkoj profesionistë e entuziastë të kësaj fushe të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre, duke mundësuar ofrimin e një platforme të shkëlqyer për rrjetëzim, ku do të përmbajë panele diskutimi mbi kërcënimet kibernetike, dobësitë dhe teknikat e sulmit e, mbi të gjitha, do të ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë më mirë natyrën e kërcënimeve dhe të përshtatin masat e tyre të sigurisë në përputhje me rrethanat.

Related posts

Osmani uron presidentin e Indonezisë

Xh M

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

Xh M

Konfiskohen pako cigare me prejardhja nga Serbia, vlera rreth 60 mijë euro

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy