Agjencia Zhurnal.mk.

Shoferi tha se e kishte blerë vetëm gjysmë ore më parë – kjo nuk e bindi policin gjerman, i cili ia sekuestroi Mercedesin në vend

Njerëzit mund të nxjerrin lloj-lloj justifikimesh për të shmangur pagesën e gjobave – por edhe më keq, arrestimin.

 

Kështu veproi edhe një shofer i një Mercedes C-Class i cili u kap nga policia gjermane me disa modifikime të dyshuara të paligjshme në automjetin e tij.

Ai u tha oficerëve se ai sapo kishte blerë automjetin dhe nuk kishte asnjë ide për ndryshimet.

Siç vërehet në një postim në rrjetet sociale nga Policia e Berlinit, ngjarja ka ndodhur më 16 dhjetor.

I pyetur për automjetin e tij, i riu tha: “E kam blerë veturën vetëm gjysmë ore më parë, nuk e kam idenë”.

Megjithatë, ai nuk arriti të bindë oficerin e policisë gjermane, por i cili sekuestroi automjetin në vend.

Related posts

Sony zbulon veturën e re SUV, konfirmon planet për të hyrë në tregun e EV

D V

Volkswagen i jep fund prodhimit të Passat për tregun evropian

D V

Kthimi legjendar i Four: Renault prezanton konceptin Air4

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More