Agjencia Zhurnal.mk.

Shoferi dhe i dashuri mbysin biznesmenen e pasur që refuzoi t’u jepte shtëpinë prej 1.3 mln paundë

Një shef kuzhine dhe një shofer shpërndarjesh kanë mbytur një biznesmene të pasur dhe hodhën trupin e saj në koshin e mbeturinave pasi kishte refuzuar t’u shiste shtëpinë e saj £1.3 milionë paundëshe, u tha sot në gjyqin e vrasjes.  

 

Kuzhinieri Kusai Al-Jundi, 28 vjeç, dhe shoferi Mohammed El-Abboud, 24 vjeç, u kishin dërguar mesazhe të afërmve të shqetësuar të Louise Kam, pasi 72 vjeçarja u shpall e zhdukur, duke u thënë se ajo ishte ende gjallë.

Por prokurori Oliver Glasgow tha në gjykatën e Londrës: “Ajo ishte mbytur, trupi i saj ishte hedhur si i pavlerë në një kosh mbeturinash, dhe një plan ishte thirrur për të fshehur vrasjen e saj dhe grabitjen e kursimeve”.

Al-Jundi kishte shpenzuar muajt e fundit duke u përpjekur të mashtronte zonjën Kam për t’i dhënë atij dy shtëpitë që ajo zotëronte, si dhe për të kontrolluar financat e saj.

Ai kishte udhëzuar avokatët të vepronin si me të dhe zonjën Kam në mënyrë që pronat e saj t’i kaloheshin atij pa qenë nevoja për formalitete.

Glasgow përshkruante veprimet e Al-Jundi si një “manipulim i orkestruar me kujdes”.

“Sipas planit të mashtruesve, Mohammed El-Abboud do të vendosej në shtëpinë e Louise Kam, do të trajtonte pronën si të tijën dhe pasi të ishte vrarë ai do të shiste makinën e saj”.

“El-Abboud ishte vendosur në shtëpinë e Louise Kam dhe postonte video në rrjetet sociale duke u tallur me pasurinë e saj”, tha prokurori.

Dy burrat u fajësuan për krimin pas provave të marra nga kamerat e sigurisë, bisedat telefonike, prova të skenës së krimit dhe të dëshmitarëve, që sipas akuzës “krijonin një panoramë të pagabueshme të ngjarjes”.

Al-Jundi kishte gënjyer të moshuarën duke e bërë të besonte se do t’i paguante shuma të mëdha prash që ajo t’i shiste dy pronat e saj, u tha në gjyq.

“Ai e kishte manipuluar të nënshkruante një dokument për shitjen e shtëpisë dhe për të marrë kontrollin e financave të saj personale”, tha Glasgow.

El-Abboud e Al-Jundi besohet se po qëndronin të dy me zonjën Kam në shtëpinë e saj me tre dhoma gjumi zonën rurale të Barnet në veri të Londrës, kur ajo është parë e gjallë për herë të fundit me 26 korrik 2021.

Pas vrasjes, Al-Jundi i kishte dërguar mesazhe miqve e familjarëve duke pretenduar se ajo ishte gjallë dhe kishte shkuar me pushime.

Prokurori Glasgow tha: “Al-Jundi është një gënjeshtar e mashtrues që gjuan gra të dobëta për të marrë çka mundet prej tyre, pa u shqetësuar për lëndimet që mund të shkaktojë”.

Kuzhinieri Al-Jundi kishte një restorant pranë tre pronave të zonjës Kam, të cilat ajo i jepte me qera.

Gruaja i kishte thënë të birit Greg se Al-Jundi do t’a paguantë miliona paundë për dy prej pronave që donte “të blinte”.

Al-Jundi kishte sajuar një ofertë prej £5milionë paundë për Louise Kam për pronën që vlerësohej vetëm për £1.3milionë.

Ai i tha se këtë do ta bënte me anë të një tjetër klienteje të pasur të restorantit të tij, Anna Reich.

Viktima nuk ksihte pranuar por pranoi t’i shiste vetëm dy makinat e saj; një Toyota Rav 4 e një Audi TT për shumën £57,000.

Makinat u dorëzuan por Al-Jundi nuk pagoi asnjëherë për to.

Gjyqi vazhdon.

Related posts

Moska po e shantazhon të gjithë botën, thotë agjencia bërthamore e Ukrainës

Xh M

Lula: Politikanët duhet të përgatiten për dhunë politike

Xh M

Pamje/Tmerrohen pasagjerët, avioni që do të udhëtonte drejt Londrës, i thyhen xhamat

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More