Agjencia Zhurnal.mk.

Shoferi 85 vjeçar nga Tetova, goditi këmbësorin dhe u largua / Shoqërohet në stacion nga policia

Policia e Tetovës ka shoqëruar në stacion një 85 vjeçar nga rrethina e Tetovës, i cili më herët kishte goditur me veturën e tij një këmbësor. Pasi e kishte goditur, shoferi ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrejnë padi përkatëse.

 

“Me datë 15.11.2022 në ora 16.10 në Sllatinë të Tetovës, nga ana e punonjësve policorë të SPB Tetovë është ndaluar 85-vjeçari N.S, i cili paraprakisht me veturë motorike “Audi” me targa të Tetovës në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë ka goditur këmbësorin R.I(62) nga Tetova dhe është larguar nga vendi. Me këtë, këmbësori ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës”, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Related posts

Shpërthen në lëvizje makina e kryetarit të Odës Ekonomike të Energjetikës, Manaskov

Z.H

Shqiptari që vrau një mësuese të shkollës fillore në Londër dënohet me burgim të përjetshëm

D V

Aksion kontrolli në kazino dhe objekte të tjera

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More