Agjencia Zhurnal.mk.

Shoferët e autobusave privat bllokuan udhëkryqin më të frekuentuar

Shkupo, 28 Nëntor – Me flamuj të ngjitur në autobusë nga ora shtatë e mëngjësit, tnasportuesit privat i parkuan autobusët e tyre në udhëkryqin më të freuentur në vend tek Qendra Tregtare Mavrovasja.

E kjo shkaktoi kaos e rëmujë në trafik. E shoferët u kërkuan falje qytetarëve përshkak bllokimit të rrugës por thonë që janë të detyruar pasi janë në pra

“Jemi të detyryar ta bllokojmë rrugën edhe pse nuk duam që të jemi pengesë e qytetarëve të Shkupit, ne duam të punojmë në interest të qytetarëve të Shkupit. Presim nga kryetarja e Qytetit të Shkupit që të bëjë pagesën e mjeteve që kanë ngelur pa paguar” – tha Isen Halili, shofer.

“Jemi nga të gjithja etnitetet dhe këtu jemi vetëm për një qëllim të na paguajnë borxhin dhe të na lejojnë të punojmë në mënyrë të ndershme. Kërkojmë ndihmë edhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski pasi ne jemi qytetarë” – tha Kemo Muriq, shofer.

Nga transportuesi privat thonë se protestat do të zgjasin deri në arritje të marrëveshjes me Qytetin e Shkupit. Deri më tani nga Qyteti i Shkupit kanë deklaruar se borxhi do të fillojë të shlyhet pas votimit të buxhetit që i bie edhe 40 ditë. Ndërsa sasa ditë më parë Arsovska akuzoi shoferët privat se kanë vjedhur para nga biletat e shitura. 

Related posts

Nxitje e lidershipit femëror dhe pjesëmarrjes së grave në politikë dhe demokraci

Z.H

Grkovska – Orlando: SHBA me mbështetje rreth hetimeve financiare

Z.H

Mickoski: 14 njerëz vdiqën në Tetovë dhe ende mendohen për dorëheqje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More