Agjencia Zhurnal.mk.

Shmid: Pres që vendi t’i zbatojë të gjitha rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet

Shkup, 22 tetor – Sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid, deklaroi sot se është gjithmonë e rëndësishme të zbatohen rekomandimet e dhëna para dhe pas zgjedhjeve dhe pret që Maqedonia e Veriut t’i zbatojë të gjitha rekomandimet.

 

Lidhur me luftën kundër korrupsionit, ajo, duke iu përgjigjur pyetjeve në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se është mirë që Maqedonia e Veriut merr pjesë në projektin rajonal për monitorimin e gjykimeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit sepse ky monitorim do të ofrojë indikacione se ku duhet të rritet kapaciteti.

– Një problem tjetër që prek të gjithë është edhe tregtia me njerëz, një problem që u përkeqësua gjatë krizës së KOVID-it, kjo është e lidhur me krimin e organizuar dhe ne bashkëpunojmë me shumë vende për këtë çështje. Kjo nuk është një çështje që vetëm një vend mund ta zgjidhë”, tha Shmid.

Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit është një çështje që prek të gjithë dhe prandaj është e një rëndësie prioritare për OSBE-në.

“Ne jemi duke punuar për këtë çështje. Kemi programe për shumë vende, tha Halga Shmid.

Related posts

Visar Ganiu: Çdo lagje e Çairit do të bëhet me pishinë për fëmijë!

Redaksia

Zaev: Zgjidhja me Bullgarinë është e mundur, nëse kjo dëshirohet nga dy palët

D V

Neziri: VMRO ka ndryshuar, nuk ka më problem me shqiptarët (VIDEO)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More