Agjencia Zhurnal.mk.

Shmangin mobilizimin e pjesshëm, mijëra rusë fillojnë të braktisin Rusinë

Menjëherë pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të shpallur mobilizim e pjesshëm për t’u përballur me humbjet që po pëson në Ukrainë, mijëra rusë që nuk dëshirojnë të vdesin për Kremlinin kanë filluar të prenotojnë të gjithë vendet e lira në avionët që shkojnë në ato pak vende që ende janë destinacione të mundura.

 

Sipas agjencive të ndryshme, udhëtimet për Armeni, Gjeorgji dhe Turqi, vendi i vetëm i NATO që ende lejon ardhjen e rusëve pa viza, janë tashmë të blera. Disa prej tyre madje, shiten me shifra që shkojnë deri në 8 mijë euro, duke përfituar nga mundësia e ndryshimit të emrit.

Ata që nuk po munden të ikin në vijë ajrore, po i drejtohen kufijve perëndimorë, ku në veçanti Finlanda, dhe Letonia duken vendet më të kërkuara.

Related posts

Blinken: Pasoja të mëdha për Rusinë nëse sulmon Ukrainën

D V

Gjenerali amerikan: Pushtimi rus i Ukrainës, dështim ushtarak

Xh M

Biden i rriti tarifat për mallrat ruse në 35 për qind

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More