Agjencia Zhurnal.mk.

Shkurtohet procedura për marrjen e pasaportës së re biometrike për shtetasit tanë në Zvicër

Shkup, 13 nëntor – Me kapacitet të plotë funksionon edhe stacioni bazë i vendosur në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern të Konfederatës Zvicerane, përmes të cilit mbi 400 qytetarë tanë u pajisën me pasaporta të reja biometrike, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.

Sipas ambasadorit Kenan Ramadani, me procedurë të shkurtuar prej gjashtë deri në një muaj ka zgjidhur sfidën më të madhe me të cilën përballeshin qytetarët tanë në Zvicër dhe të punësuarit në Ambasadë.

“Ky projekt po realizohet me sukses! Gjatë muajit të fundit, që nga fillimi i zbatimit të këtij projekti, përmes Ambasadës sonë, mbi 400 bashkëqytetarë tanë kanë marrë pasaporta biometrike”, tha Ambasadori, Ramadani.

Stacioni bazë i vendosur në Bern është një nga nëntë pajisjet e shpërndara në Misionet tona Diplomatike dhe Konsullore në botë, ku ka më së shumti kërkesa për lëshimin e pasaportave të reja.

“Me qëllim përmirësimin e shërbimeve për diasporën, Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, përveç stacioneve bazë, kanë vënë në funksion edhe katër stacione mobile shtesë”, informojnë nga MPJ-ja. 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy