Agjencia Zhurnal.mk.

Shkupi i lëshoi në shitje biletat për revanshin kundër Dinamos

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkupi publikoi se tifozët nga sot mund të blejnë bileta për revanshin e ndeshjes të xhiros së dytë kualifikuese kundër Dinamos së Zagrebit, që do të luhet të martën në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.

Çmimi i biletës është 150 denarë, ndërsa biletat VIP janë nga 300 dhe 1.000 denarë.

Tifozët mund të blejnë bileta në dy lokacione, në sheshin Skënderbeu dhe në stadiumin e Shkupit në Çair.

Shkupi të martën luajti 2-2 në ndeshjen e parë në “Maksimir” në Zagreb dhe pret mbështetje të madhe në revanshin në Shkup, në përpjekje për të kompletuar surprizën ndaj favoritit dhe të sigurojë plasman në xhiron e 3-të kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Related posts

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

D V

Mësohet data e saktë se kur do të rikthehet Barcelona të luajë përsëri në ‘Camp Nou’

D V

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy