Agjencia Zhurnal.mk.

Shkupi është për zgjidhje të shpejtë por jo të nxituar me Sofjen, javën e ardhshme takim i ri për pakon politike të çështjeve

Shkup, 6 shkurt – Ne kemi nevojë për zgjidhje të shpejtë, por jo të nxituar me Bullgarinë. Zgjidhja që do të arrihet duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët dhe do të jetë bazë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, por edhe bazë për përparim të shpejtë të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt integrimit të plotë dhe anëtarësimit të plotë në BE, porosit kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai në intervistën për gazetën e përditshme belge “La libre”, deklaroi se na duhet zgjidhje, bazuar në respekt të ndërsjellë dhe vlera evropiane. Kjo zgjidhje duhet të rezultojë me heqjen e vetos nga ana e Bullgarisë dhe të shërbejë si bazë për bashkëpunim të mirë mes dy vendeve.

Ai ka shtuar se procesi i fillimit të negociatave të vendit me BE-në po zgjat shumë dhe për shkak të kësaj nuk kursehen përpjekjet e përshpejtimit të bisedimeve me Bullgarinë.

“Te ne ekziston konsensus për integrimet euro-atlantike. Kemi arrit një nga qëllimet tona me hyrjen në NATO. Ajo për anëtarësimin në Bashkimin Evropian ende nuk është arrit. Kemi sjell vendime të vështira si vend që të mund të bëhemi anëtare e NATO-s dhe të mund të hapim negociatat me BE-në. Bashkimi Evropian doemos të plotësojë premtimet e saja për Maqedoninë e Veriut duke pasur parasysh katër raportet pozitive të Komisionit për zhvillim të vendit tonë”, ka thënë Kovaçevski.

Ai ka shtuar se fillimi i negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut do të kete efekt që të tërheq edhe vendet tjera të rajonit përpara dhe të motivojë të përshpejtojë përpjekjet e tyre për hapjen ose vazhdimin e negociatave aderuese.

Kovaçevski ka thënë se deri tani debatet në relacionin Shkup- Sofje i kanë zhvilluar propagandistë, tani shton ai “gjenerojmë energji pozitive me Bullgarinë”.

“Kemi pasur bisedime shumë të frytshme dhe kemi konkluduar se nevojitet të kthehet besimi mes dy qeverive, por edhe mes shoqërive dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në të kaluarën debatet kryesisht janë zhvilluar nga propagandistë të cilët kanë ndikuar keq mbi mediat dhe perceptimet e situatave nga ana e qytetarëve të dy vendeve”, ka thënë Kovaçevski.

Ai ka shtuar se një javë pas vizitës së kryeministrit Petkov në Shkup u mbajtën edhe mbledhje të përbashkëta të dy qeverive, ndërsa në Sofje u formuan edhe katër grupe pune.

“Ministritë për Punë të Jashtme kanë marrë detyrë të punojnë në kontestet politike mes dy vendeve. Diskutimet për momentin janë fokusuar në përgatitjen e dokumenteve të punës dhe pasi të arrijmë deri në diçka të prekshme, të miratuar nga dy palët, ky dokument do të shpërndahet në dy vendet përmes procedurave ligjore”, ka thënë Kovaçevski.

Sipas tij, doemos të punohet me përkushtim si dhe zgjidhja duhet të bazohet në respektim të ndërsjellë dhe respektim të vlerave evropiane. Në këtë kontekst thekson ai në intervistë, intensifikohen negociatat me Bullgarinë.

“Procesi i fillimit të negociatave me BE-në ka zgjatur shumë. Nga këtu nuk kursejmë përpjekjet që të përshpejtojmë bisedimet me Bullgarinë. Tek ne ekziston konsensus për integrimet euroatlantike”, ka thënë mes tjerash Kovaçevski në intervistën për “La Libre”. 

Related posts

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

A po e matë Serbia pulsin e ndërkombëtarëve nëse do të tolerojnë një sulm të ri në Kosovë, si ai në Banjskë?

I Z

Kovaçevski për MIA-n: Kemi plan të qartë për shtetin, i cili do të vazhdojë procesin e integrimit evropian

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy