Agjencia Zhurnal.mk.

Shkupi dhe Budva në përzgjedhjen përfundimtare për Kryeqytet Evropian të Kulturës në vitin 2028

Shkup, 20 dhjetor – Shkupi dhe Budva kanë hyrë në përzgjedhjen e ngushtë për t’u bërë Kryeqytet Evropian i Kulturës në vitin 2028. Kjo është publikuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian në pjesën për kulturë dhe krijimtari.

Bartës i aplikacionit është institucioni publik Salla Universale, ndërsa projekti financohet nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit për herë të parë e paralajmëroi idenë në vitin 2014 për kandidaturë për titullin Kryeqytet i Evropian i Kulturës si pjesë e përpjekjeve të qytetit për integrim evropian. Shkupi është kryeqyteti i një vendi me status shumëvjeçar kandidat për anëtarësim në BE.

“Budva dhe Shkupi kanë hyrë në përzgjedhjen më të ngushtë në konkursin për titullin Kryeqytet Evropian i Kulturës për vitin 2028 në vendet EFTA/EEA, vend kandidat apo kandidat potencial. Një panel i përbërë prej 10 ekspertëve të pavarur e propozoi përzgjedhjen e ngushtë në takimin njëditor onlajn”, thuhet në kumtesë.

Hyrja në përzgjedhjen e ngushtë për titullin KEK 2028 mund të rezultojë në përfitime të rëndësishme kulturore, ekonomike dhe sociale për qytetet, me kusht që oferta e tyre të udhëhiqet nga një strategji zhvillimore afatgjatë për kulturën.

Qytetet kanë afat deri në qershor të vitit 2023 për t’i kompletuar aplikimet e tyre. Paneli do të mblidhet në shtator të vitit 2023 për të zgjedhur dhe propozuar një qytet i cili do të bëhet Kryeqyteti i Tretë Evropian i Kulturës nga një vend i EFTA/EEA pas KEK Novi Sad (Serbi) në vitin 2022 dhe KEK Bod (Norvegji) në 2024.

Në të njëjtin vit, do të ketë edhe dy kryeqytete të tjera evropiane, një në Republikën Çeke (Bromuv dhe Budvajs u gjetën në përzgjedhjen e ngushtë në tetor të vitit 2022) dhe një në Republikën e Francës (përzgjedhja për qytetet franceze do të mbahet në fillim të marsit të vitit 2023).

Që qytetet të bëhen Kryeqyteti Evropian i Kulturës, procedura e përzgjedhjes zbatohet në dy raunde: një raund parazgjedhor, pas të cilit hartohet një listë e ngushtë e qyteteve kandidatë dhe nëntë muaj më vonë – një raund përfundimtar përzgjedhës.

Për konkurrimin ndërmjet qyteteve në një vend të EFTA/EEA, një vend kandidat ose një kandidat potencial që merr pjesë në programin e Evropës Krijuese, një panel i përbërë prej 10 ekspertëve të pavarur të caktuar nga institucionet dhe organet e Bashkimit Evropian i vlerësojnë aplikimet dhe propozojnë një listë të ngushtë, ndërsa në raundin e dytë qytetin e përzgjedhur e propozojnë në Komisionin Evropian. Qyteti i përzgjedhur më pas caktohet zyrtarisht nga Komisioni Evropian.

Qytetet që do të paraqesin një aplikim duhet të përgatisin një program kulturor me dimension të fortë evropian, ndërsa duhet të kenë një ndikim dhe kontribut të qëndrueshëm për zhvillimin afatgjatë të qytetit. Qytetet gjithashtu duhet të demonstrojnë se kanë mbështetjen e autoriteteve lokale publike relevante dhe kapacitet për realizimin e projektit (ekip dhe infrastrukturë).

Kryeqyteti Evropian i Kulturës është një program i Komisionit Evropian që ka filluar në vitin 1985. Ideja e KEK u inicua dhe filloi në vitin 1985 me propozim të ish-ministres greke të Kulturës Melina Merkuri (aktore). Kryeqyteti Evropian i Kulturës është shndërruar në një nga projektet kulturore më ambicioze në Evropë dhe u bë një nga aktivitetet më të njohura dhe më të vlerësuara të BE-së. Qëllimi i KEK është të promovohet diversiteti i kulturave në Evropë, të theksohen karakteristikat e përbashkëtat dhe të nxitet kontributi e kulturës në zhvillimin afatgjatë të qyteteve.

Në periudhën nga viti 1985 deri në vitin 2021, ky titull u është ndarë rreth 60 qyteteve nga 30 vende evropiane, mes të cilave janë disa qytete nga Evropa Juglindore, ndërsa nga viti 2021 edhe qyteteve nga vendet kandidate për në Bashkimin Evropian.

Programi ka për qëllim ta theksojë pasurinë dhe diversitetin e kulturave në Evropë, t’i festojë karakteristikat kulturore të cilat qytetarët evropianë i ndajnë, gjithashtu ka për qëllim që ta rrisë ndjenjën e përkatësisë së qytetarëve evropianë në një zonë të përbashkët kulturore dhe ta inkurajojë kontributin e kulturës në zhvillimin e qyteteve.

Related posts

Jovan Mitreski pritet të jetë kryetar i ri i Kuvendit

Xh M

Xhaferi: Me përkushtim do ta ushtroj pozitën e kryeministrit

Xh M

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

Xh M