Agjencia Zhurnal.mk.

Shkup, publikohet video e aksidentit ku mbeti i vdekur një person

Shkup, 17 dhjetor – Shpejtësia marramendëse, mund të thuhet se ishte shkak që shkaktoi aksidentin në fshatin Batincë të Shkupit ku i mori jetën një 49-vjeçari.

 

Nga kamerat e sigurimit, vërehet qartë se vetura BMë që përplasi veturën “Shkoda” ishte në shpejtësi marramendëse, aq sa “fluturoi” veturën “Shkoda” që ishte duke kthyer në anën e majtë.

Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se N.R.(49) nga fshati Batincë ka qenë duke ngasur veturën “Shkoda”, ndërkaq u përplas me veturën BMë të cilën e ngaste A.H.(26), po ashtu nga fshati Batincë

“Pas aksidentit N.R. është dërguar në Qendrën Urgjente në Kompleskin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku është konstatuar vdekja. A.H. ka pësuar lëndime të lehta trupore të konstatuara poashtu në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza””, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Related posts

Arben Taravari: Edhe nëse shkojmë në raund të dytë, përsëri do të triumfojmë

Redaksia

Teuta Arifi takohet me përfaqësuesit e shoqatës CORTEX

D V

Është parandaluar kontrabandimi i 38 kilogramëve kanabis nga territori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More