Agjencia Zhurnal.mk.

Shkup: Arrestohet ish-komandanti i njësitit “Luanët”

Shkup, 16 dhjetor – Policia thotë se Goran Stojkov, ish-komandant i njësisë së shpërbërë “Luanët” është arrestuar sot pasdite.

 

“Me datë 16.12.2021 në ora 16:15, zyrtarë policorë nga ekipi operativ afër pompës së benzinës në “Blv.Srbija” në Shkup kanë arrestuar G.S. (51) i lindur në Strumicë, ndërsa me adresë banimi në Shkup, i cili kërkohej me urdhërarrest të Gjykatës Themelore-Shkup 1 neni 353 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti”, thonë nga MPB.

Stojkov u lirua nga burgu në vitin 2016. Për rastin “Spiuni” ai u dënua me 9 vite burg dhe me vendim të Gjykatës së Apelit dënimi i tij u ul në 3 vite e 3 muaj burg.

Related posts

Besimi: Lëvizje pozitive në ekonomi, të ardhurat nga tatimet dhe kontributet janë tejkaluar

Z H

Editorial/ Pas çdo ankete del një fitues i ri, 17 tetori përgjigja më e mirë

N E

Angellovska-Bezhoska para studentëve të Fakultetit Ekonomik: Digjitalizimi e formon të ardhmen e vendeve të punës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More