Agjencia Zhurnal.mk.

Shkup: 197 gjoba për shoferët, 49 në gjendje të alkoolizuar

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (25.12.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

 

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 197 gjoba, nga të cilat 49 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, 20 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 37 gjoba për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar.

“Janë vendosur tetë gjoba për përdorimin e celularit, shtatë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit, nëntë për kalim në dritën e kuqe të semaforit”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Related posts

Vjedhësi në Tetovë kapet vetëm gjysmë ore pasi kreu vjedhje të rëndë

Z H

Fatkeqësi komunikacioni te Mavrovasja, lëndohen katër persona

D V

Ndërron jetë ish deputeti i LSDM-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More