Agjencia Zhurnal.mk.

“Shkon në SHBA me dy dosje të rënda”/ Basha reagon pas deklaratave të Berishës: I keqardhur sa poshtë ka rënë, riciklon akuzat e Edi Ramës. PD nuk do të bunkerizohet!

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha të bërë ditën e sotme për dosjet “Muzin” dhe “Toyata Yaris”. Duke postruar një video në Tëitter të ish-kryeministëit Berisha dhe Edi Ramës teka i përmendin të njëjtat akuza Basha shprehet se i vjen keq që Berisha po riciklon akuzat e ramës. Ai shkruan se Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale.

 

“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale”- shkruan ai.

Related posts

Balla: Kuvendi të vendosë afat, që të mos hyjë asnjë deputet i pa vaksinuar

D V

Tirana, Durrësi, Berati bëhen gati të presin afganët

N E

Partia Socialiste paditet në SPAK pë patronazhistët

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More