Agjencia Zhurnal.mk.

Shkon në 11 numri i viktimave nga shpërthimi në një minierë në Rusi

Ka shkuar në 11 numri i personave që kanë humbur jetën ndërkohë që 40 kanë mbetur të plagosur, pas shpërthimit të zjarrit në një minierë qymyri në rajonin Kuzbass të Rusisë. Gjithsej, 285 persona ndodheshin në minierë në momentin e aksidentit dhe më shumë se 200 janë evakuuar.

 

Rajoni Kuzbass është në Siberi, rreth 3000 km në lindje të Moskës. Zona është e njohur për rezervat e saj të mëdha të qymyrit. Sipas guvernatorit rajonal Sergej Tsivilyov, 49 minatorë janë dërguar në spitale, ndërsa 4 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Related posts

Vdiq ish-presidenti i Iranit, Abolhassan Banisadr

D V

Afganistan/ Talebanët marrin disa qytete

Redaksia

SHBA: Një në katër të infekuar me Kovid-19 është fëmi

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More