Agjencia Zhurnal.mk.

Shkollat që humbën orët përshkak kërcënimeve me bombë, duhet të gjejnë mënyrë për t’i kompensuar

Shkup, 10 nëntor – Mësimdhënia në shkollat e mesme të Shkupit, ku ditëve të fundit ka pasur ndërprerje të herëpashershme, duhet të vazhdojë dhe udhëheqësit e shkollave, të cilët janë më përgjegjës për procesin arsimor cilësor dhe të sigurt, sipas rregullave ligjore pozitive, kanë për detyrë të gjejnë mënyrën dhe deri në fund të gjysëmvjetorit të parë të kompensojnë orët e lëshuara, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas MASH-it, vendi i nxënësve është në bangat e shkollës dhe çdo ndërprerje e mësimit pengon zhvillimin e duhur të tyre. Për këtë arsye MASH, në koordinim me MPB, pushtetin lokal , drejtoritë e shkollave dhe disa organizata partnere vendore dhe ndërkombëtare vazhdimishtë punojnë në mbrojtjen e tyre duke rritur sigurinë në objektet shkollore.

“Dënojmë çdo përpjekje për dëmtimin e procesit edukativo- arsimor të nxënësve. Krijimi i frikës dhe panikut tek të rinjtë dhe largimi i vëmendjes nga përgjegjësitë e përditshme të shkollës nënkupton dëmtimin e ardhmëris së shtetit. Shpresojmë që ,ata të cilët në disa raste penguan punën e disa shkollave në Shkup së shpejti do të gjenden dhe do të sanksionohen në përputhje me rrethanat”, thuhet në kumtesën e sotme të MASH-it.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy