Agjencia Zhurnal.mk.

Shkolla fillore “Goce Dellçev” paiset me dhomë me senzor

Shkup, 29 Gusht – Në shkollën fillore “Goce Dellçev” në komunën Qendër, është hapur dhoma me sensor, e njëmbëdhjeta me radhë, e cila është realizuar në kuadër të projektit “HAP PAS HAPI” “Bëhu IN, bëhu INCLUSIVE, bëhu i Përfshirë”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Kjo shkollë fillore ka 23 fëmijë me aftësi të kufizuara, prej të cilëve 10 janë me vlerësim MKF, pesë kanë raport nga specialistët  dhe tetë janë autikë.

“Si projekt,si fondacion “Hap Pas Hapi” dhe si shoqatë, të cilët janë edhe zbatues të këtij projekti, “Goce Dellçev” vitin e ri shkollor do ta presë më mir se më parë, pasi që kësaj shkolle i takon të jetë më gjithëpërfshirëse. Shkolla ka gjithashtu një ashensor dhe elementë shtesë, dhe toalet, kështu që kjo është vetëm një shtesë për të krijuar një shkollë vërtet komode.”, tha Branka Gjajkovska nga fondacioni “Hap Pas Hapi”.

Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, theksoi se donacioni ka rëndësi të madhe sepse nxënësit kanë mundësi të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të përfshihen edhe në aktivitete gjatë procesit  arsimor.

“Kjo është dhoma e 11 të cilën e hapë fondacioni  “HAP PAS HAPI”. Jam i lumtur sepse me këtë aktivitet do të përmirësojmë ambientet për gjithëpërfshirje jo vetëm në shkollë, por edhe në komunë.”, tha Goran Gerasimovski, kryetari i komunës Qendër.

Në këtë shkollë sipas kryetares së fondacionit Hap Pas Hapi tani jan të gjitha kushtet elementare që i duhet një shkolle siç është “Goce Dellçev” pasi që në të kaluarën ka pasur dhoma që nuk jan shfrytëzuar aspak.

Related posts

VMRO-DPMNE: Në Bullgari po përgatiten kushte të reja për Maqedoninë

Z.H

Maqedoni: Hetimi i Policisë Financiare zbulon aferën prej 1.5 milion eurove

D V

LSM: Vaksinimi duhet të jetë përcaktim personal dhe jo i detyrueshëm

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More