Agjencia Zhurnal.mk.

Shkolla “Arseni Jovkov” shpreh ngushëllime për nxënësen e tyre që vdiq në tragjedinë e autobusit

Shkup, 24 nëntor – Stafi i Shkollës së Mesme Ekonomike dhe Juridike “Arseni Jovkov” shprehin dhimbjen për nxënësen e tyre që vdiq në aksidentin tragjik në Bullgari si dhe ngushëllime deri te familjarët e rastit tragjik të aksidentit në Bullgari.

 

“Nxënësja A.M. vulosi dhimbjen e në shkollën tonë. Jemi qindra që frymojmë e lutemi për ty nxënësja jonë. Mbetesh në kujtimet tona si engjëll, si nxënëse shembullore me plot kuptimin e fjalës, si shoqe e paharruar, si lule në mes të tufës, si aromë e qetësisë. Nuk ka fjalë që do ta pasqyronte dhimbjen për një jetë të re që shuhet. Të shpërbleftë Zoti me të mirat e tij pa kufi! E paharruar për ne.” thuhet në mesazhin nushëllues nga kjo shkollë.

Nga kjo shkollë shprehin ngushëllime për familjen, farefisin, shokët dhe shoqet.

Ndryshe, aksidenti i autobusit të RMV-së në Bullgari ku humbën jetën 46 persona dhe 7 të tjerë janë plagosur, ka tronditur mbarë vendin dhe Evropën. Hetimin po e bën Prokuroria e Bullgarisë, ndërkaq të kyçur janë edhe ekspertë nga Maqedonia e Veriut.

Ende nuk dihen arsyet dhe shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin. Ajo që dihet, sipas udhëtarëve të mbijetuar, është që autobusi fillimisht e ka humbur kontrollin, pastaj është përplasur në bankina dhe më pas është ndjerë një shpërthim dhe për shkurt kohë i tëri është djegur.

Në mesin e viktimave ka pasur edhe 12 fëmijë, por edhe të rinj dhe më të moshuar të cilët kishin qenë në një ekskursion në Turqi me agjencinë turistike “Besa Trans Shkup”.

Për shkak aksidentit tragjik, prej dje janë shpallur tre ditë zie në RMV dhe nga një ditë në Bullgari dhe Kosovë. Telegrame ngushëllimi arrijnë nga katër anët e botës.

Related posts

Zhduket një fëmijë në Shkup, policia e gjen pas një ore

D V

Mbi 440 mijë qytetarë kanë marrë vaksinë, të dyja dozat gati 260 mijë

Z H

Deri tani janë vaksinuar 500.995 qytetarë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More