Agjencia Zhurnal.mk.

Shkëlqimi i Albin Krasniqit në ndeshjen e parë si titullar te Drita – Ardian Nuhiu ka një armë më shumë tani në mesfushë

Drita ka marrë një fitore të madhe ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat të thellë 4-0.

Arbnor Muja ishte fantastik në këtë takim me dy gola të shënuar, por një tjetër futbollist shkëlqeu në këtë sfidë për gjilanasit.

Mesfushori i talentuar nga Kaçaniku, Albin Krasniqi ka marrë për herë të parë besimin e Ardian Nuhiut për të luajtur nga minuta e parë.

20-vjeçari e shpagoi në mënyrën më të mirë besimin e Nuhiut, duke bërë një ndeshje të madhe ndaj klinasve.

Krasniqi fitoi penalltinë në pjesën e parë, derisa asistoi në golin e dytë të Arbnor Mujës, shkruan Gazeta Olle.

Për Krasniqin kjo ishte ndeshja e tretë këtë edicion, pasi kishte luajtur 16 minuta ndaj Feronikelit dhe nëntë minuta ndaj Drenicës.

Sigurisht që forma e mirë e treguar nga Krasniqi është një lajm i mirë për trajnerin Ardian Nuhiu, që tani ka një armë më shumë në mesfushë për pjesën tjetër të kampionatit.

Duke parë moshën e re dhe formën e mirë, Krasniqi mund të jetë një alternativë shumë e mirë edhe për Përfaqësuesen U21 të Kosovës.

Mbetet të shihet nëse trajneri Nuhiu është bindur nga ndeshja e mirë e Krasniqit dhe do ta aktivizojë atë edhe në derbin ndaj Prishtinës. /Gazeta Olle/

Related posts

Pretendentët për titull përballen me skuadrat e inkuadruara në elitë, këto janë dy takimet e sotme në Superligë

Redaksia

Rruga Tetovë–Prizren mbetet vetëm dëshirë! Boçvarski: Do shikohen përfitimet dhe më pas projekti

D V

Editorial/ Maqedonia e Veriut të ketë kujdes me Greqinë pasi mund ta pësojë si me Bullgarinë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More