Agjencia Zhurnal.mk.

​“Shkatërruesi” britanik lundroi në Kroaci

“Shkatërruesi” HMS Defender i Marinës Mbretërore Britanike, lundroi në ujërat e Splitit sot për të vizituar Marinën Kroate dhe qytetin e Splitit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

 

Anija do të qëndrojë në portin e qytetit të Splitit deri më 3 nëntor, si pjesë e aktiviteteve dypalëshe të bashkëpunimit ushtarak me Marinën e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Përveç pritjeve zyrtare në administratën e qytetit të Splitit dhe komandën e HRM, programi përfshin gjithashtu një vizitë nga marinsat mbretërorë në kompaninë e këmbësorisë detare në Ploçe, stërvitje të përbashkëta, takime sportive dhe trajnime me forcat e Flotës së Kroacisë.

HMS Defender është 152.4 metra i gjatë dhe 21.2 metra i gjerë. Shkatërruesi ka qenë në shërbim me Marinën Mbretërore që nga viti 2013, dhe porti i origjinës së anijes është Portsmuth.

Ekuipazhi përbëhet nga 234 anëtarë, dhe komandanti i anijes është kapiteni i fregatës George Storton.

Shkatërruesit e klasës Daring janë shtylla kurrizore e flotës së Marinës Mbretërore Britanike. Ata janë në gjendje të kryejnë një gamë të gjerë detyrash në fushën e luftës detare, si dhe të luftojnë piraterinë, kontrabandën dhe të ofrojnë ndihmë humanitare pas fatkeqësive natyrore.

Related posts

3 miliardë Dollarë ndihma nga SHBA për Ukrainën

Z.H

Sharif bën thirrje për t’i luftuar ndryshimet klimatike

Xh M

Lideri i opozitës ruse dënohet me 9 vjet burg

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More