Policia në Spanjë dhe Portugali ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës që dyshohet se furnizonte disa vende evropiane me kokainë nga Amerika e Jugut.
”Gjithsej 24 persona janë arrestuar në dy vendet e Evropës jugperëndimore dhe në Brazil, deklaroi njësia e policisë civile të Spanjës, Guardia.
Sekuestrimi gjatë këtik aksioni arriti mbi 800 kilogramë kokainë. Bastisja u krye në bashkëpunim me autoritetin policor evropian Europol dhe autoritetet braziliane.
Trafikantët e drogës fillimisht sollën “sasi të mëdha kokaine” në të gjithë Brazilin me anije në Málaga në Spanjën jugore.
Droga më pas kontrabandohej në vende të tjera evropiane, kryesisht me kamionë. Hetimi ka nisur një vit më parë. Në mesin e të dyshuarve janë dy anëtarë të ushtrisë braziliane.
Autoritetet spanjolle kanë përfunduar me sukses disa hetime për kontrabandën e kokainës në muajt e fundit. Policia tha se gjithsej 80 persona u arrestuan dhe u sekuestruan rreth 3 ton kokainë.
Në prill, gjatë një operacioni tjetër në rajonin veriperëndimor të Galicisë të Spanjës, nërsa policia zbuloi atë që autoritetet e quajtën “laboratori më i madh i kokainës në Evropë”.
Objekti drejtohej nga trafikantë droge nga Meksika dhe Kolumbia: 18 persona u arrestuan gjatë hetimit.